LAJMI I FUNDIT:

Financimi i subjekteve politike, pas dyerve të mbyllura

Financimi i subjekteve politike, pas dyerve të mbyllura

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) publikoi analizën e shkurtër “Përmirësimi i llogaridhënies politike në financimin e partive në Kosovë: Eksplorimi i varianteve për përmirësimin e mbikëqyrjes”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe ata të shoqërisë civile.

Kjo analizë e shkurtër është pjesë e projektit “Praktikat informale të kapjes së burimeve ekonomike nga elitat politike: eksplorimi i patronazhit partiak në Kosovë dhe Serbi”, produkt i të cilit është libri “Rrjetet joformale të pushtetit, patronazhi politik dhe klientelizmi në Kosovë dhe Serbi”.

Ky hulumtim vë theksin te financimi i subjekteve politike përmes donacioneve, duke e parë si burim kryesor të informalitetit ekonomik dhe politik.


“Subjektet politike, sigurimin e financave për zhvillimin e aktiviteteve politike, kryesisht e bëjnë pas dyerve të mbyllura dhe përfshijnë praktika nën hije. Prejardhja e të cilave nuk dihet. Një praktikë e tillë, ka krijuar një sistem të atillë ku grupe të caktuara të interesit në këmbim të mbështetjes financiare kërkojnë favore apo të shtrijnë ndikim në politikë. Raporti në fjalë, thekson se, mos implementimi i kornizës ligjore përbënë një problem themelor, ku shkelja e neneve të caktuara bëhet edhe nga institucionet të cilat e mbikëqyrin financimin e partive politike, si KQZ-ja dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në hulumtim.

Po ashtu thuhet se mungesa e kontrollit financiar të paraparë me ligj çon në mungesë të mbikëqyrjes, llogaridhënies, transparencës, dhe po ashtu shkakton kosto ekonomik si dhe shoqërore-politike.

Problem tjetër përbën edhe mënyra e tanishme e auditimit të financimit të subjekteve politike. Sipas raportit, burim i këtyre problemeve mbetet mungesa e vullnetit të politikanëve, e në veçanti e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për të luajtur një rol më të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së tanishme.

Ndër të tjera, raporti rekomandon që të zbatohen nenet nga Ligji për Financimin e Subjekteve Politike që kanë të bëjnë më raportimin financiar, kontrollin financiar dhe sanksionet, të zgjidhen auditorët në bazë të ligjit për auditimin e raporteve vjetore dhe të fushatës zgjedhore për vitet 2013, 2014 dhe 2015, të aplikohen dënime për ato parti të cilat nuk i kanë dorëzuar raportet vjetore dhe deklarimet financiar të fushatës, të shqyrtohet mundësia e ndryshimit të mënyrës së auditimit, të rritet transparenca dhe llogaridhënia, si dhe të krijohet vullneti politik për përmirësimin e gjendjes së tanishme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori