LAJMI I FUNDIT:

Filmohet duke përqafuar mashkullin që i propozoi martesë, përjashtohet studentja nga universiteti më i vjetër i Egjiptit (Video)

Filmohet duke përqafuar mashkullin që i propozoi martesë, përjashtohet studentja nga universiteti më i vjetër i Egjiptit (Video)

Një studente është përjashtuar nga universiteti Al-Azhar i Egjiptit, nën akuzën se ka prishur reputacionin pasi është shfaqur në një video duke përqafuar një koleg.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në vendin e saj, ku shihet një mashkull me një buqetë me lule duke qëndruar i gjunjëzuar para saj ku më pas e përqafon pasi që i kishte propozuar martesë, transmeton Telegrafi.

Videoja nuk është filmuar në universitetin më të vjetër në vend Al-Azhar, por në një universitet tjetër veri të vendit. Këshilli disiplinor i universitetit Al-Azhar ka konfirmuar se “është vendosur që përjashtohet studentja”, këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i universitetit Ahmed Zarie.


Ai tha se videoja ka nxitur reagime të ashpra publike, dhe se vendimi i universitetit për ta përjashtuar bazohet në atë se ajo përfaqëson një “imazh të keq” për universitetin Al-Azhar.

Zarie gjithashtu tha se përqafimi një mashkulli jo të martuar dhe një femre përbën shkelje “të vlerave të shoqërisë”. Megjithatë, vendimin për përjashtim, studentja mund ta apelojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori