LAJMI I FUNDIT:

Filmi pornografik “ia plas filmin”

Filmi pornografik “ia plas filmin”

Një inxhinier anonim nga Austria, i cili ka tentuar ta mbys gruan e tij, pasi që në internet ka gjetur një video pornografike në të cilën ajo bën marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër, ka përfunduar në burg.

Gjykata e qarkut austriak Korneuburg ia ka caktuar 36-vjeçarit Bruck an der Leith gjashtë vjet e gjysmë burgim për tentim-vrasje.

Avokatët kanë pranuar se ai ka “plasur” për shkak të videos pornografike. Mashkulli, për të cilin psikologët kanë thënë se nuk është agresiv nga natyra e tij, ka tentuar t’ia zë frymën gruas së tij. E ka rrahur mirë para se ta fuste në automjet, e më pas ka vozitur 140 kilometra në orë nëpër fushat e afërme.

“Nuk kam dashur ta mbys”, ka thënë ai. Gruaja kishte ikur në momentin që ai ishte ndalur.