LAJMI I FUNDIT:

Filmi më i mirë i animuar Europian për vitin 2013 The Congress, shfaqet në natën e hapjes së festivalit Anibar

Filmi më i mirë i animuar Europian për vitin 2013 The Congress, shfaqet në natën e hapjes së festivalit Anibar

Në natën hapëse të edicionit të pestë të festivalit Anibar do të shfaqet filmi i metrazhit të gjatë The Congress. Filmi me regjisor Ari Folman filmi është i ndërthurur mes xhirimit me kamerë dhe animacionit.

The Congress është zgjedhur si filmi më i mirë i animuar në edicionin e 26 të European Film Award.

Sipas regjisorit Folman, në disa elemente të filmit është frymëzuar nga romani The Futurological Congress nga Stanisław Lem ku në mënyrë të ngjashme me personazhin e romanit, aktorja është e ndarë në mes të iluzionit dhe realitetit.

Filmi bën fjalë për një aktore në moshë të pa angazhuar, e cila e pranon rolin e saj të fundit pa menduar për pasojat e vendimit të saj.
The Congress e kishte premierën e tij në festivalin e Cannes në 2013 dhe në të luajnë aktorët Robin Wright, Harvey Keitel dhe Jon Hamm.
Filmi do të shfaqet në natën e hapjes së festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar në kinemanë e qytetit ‘Jusuf Gervalla’ në Pejë me datë 5 Gusht.