LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Vulë” nga Valmir Tertini, pjesë e ‘New York True Venture Festival’ dhe ‘Tirana Internacional Film Festival’

Filmi “Vulë” nga Valmir Tertini, pjesë e  ‘New York True Venture Festival’ dhe ‘Tirana Internacional Film Festival’

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini do të jetë pjesë e festivalit të njohur amerikan New York True Venture Festival (NYTVFF), po ashtu dhe ne festivalin kandidat për Oscar ne Tirana Internacional Film Festival (TIFF), të dy festivalet zhvillohen ne muajin shtator.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.


Për realizimit e filmit “Vulë” në të cilin janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Vulë” deri më sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë. Ndërkaq gjatë muajit korrik të këtij viti “Vulë” shënoi edhe premierën e tij evropiane në festivalit të njohur italian BCT.

Regjisori Tertini po realizon filmin dokumentar për Bekim Fehmiun, se fundmi është shpërblyer në Indi me një mirënjohje, këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

“Të gjithë filmat që kam realizuar janë shfaqur në festivale në Indi, madje edhe duke u shpërblyer. Së fundmi isha dhe juri në dy nga festivalet, ku ne pah ishte humaniteti. Sot me arriti kjo mirënjohje, kontributi e përkushtimi”, ka thënë Tertini. /Telegrafi/