LAJMI I FUNDIT:

Fillon ndërrimi i karrigeve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Fillon ndërrimi i karrigeve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Facebookut, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për zëvendësimin e karrigeve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Kanë filluar punimet në zëvendësimin e karrigeve në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Krahas zëvendësimit të karrigeve, do të zëvendësohen edhe koshat aktual. Tani koshat do të jenë statik, pra, të vendosur në parket. Të dy këto investime janë bërë duke ju përshtatur standardeve të FIBA-s.

Ky investim është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shumë shpejtë salla jonë do të merr një dukje edhe më të mirë, një pamje bardh-e-kaltër!”, thuhet në lajmërimin e tyre.

Ky projekt pritet të përfundojë për një muaj. /Telegrafi/