Festivali më i vjetër ndërkombëtar i filmit, i cili zhvillohet çdo vit në Venecia të Italisë, ka filluar me shfaqjen e 70 filmave me metrazh të shkurtër, pjesë e një projekti të organizuar me rastin e 70-vjetorit të tij.
Prej datës 28 gusht deri më 7 shtator në Bienalen e Venecias do të shfaqen disa prej realizimeve më të fundit kinematografike, ndër të cilat edhe filmi i shumëpritur “Gravity”, me protagoniste Sandra Bullock dhe George Clooney, i cili me premierën e tij hapi edhe siparin e festivalit.
Ndër 20 filmat të cilët do të jenë në garë për “Luanin e Artë”, dominojnë ata në gjuhën angleze. Veç Clooneyt dhe Bullockut, disa prej aktorëve më në zë në rang botëror, si Judy Dench me filmin “Philomena”, Christoph Waltz dhe Matt Demon me “The Zero Theorem” , Scarlett Johansson në rolin e një jashtëtokësoreje në “Under the Skin”, apo Nicholas Cage me “Joe”, do të jenë pjesë e festivalit.
Mbi 3.000 filma janë parë nga organizatorët në procesin përzgjedhës të evenimentit kinematografik, i cili së bashku me Festivalin e Kanës dhe atë të Berlinit, konsiderohen në treshen më të rëndësishme në rang botëror.
Juria do të kryesohet nga regjisori veteran i kinemasë italiane, Bernardo Bertolucci, i njohur më së shumti për filmin e tij të shumëdiskutuar të vitit 1972, "Tangoja e fundit në Paris" me Marlon Brando dhe Maria Schneider.
Ndër protagonistët e tjerë të festivalit do të jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në dokumentarin "The Unknoën Known" dhe Gianni Amelio për Italinë me "L’intrepido" mbi jetën e një burri të papunë, i cili merr përsipër punët e të tjerëve kur ata duhet të largohen për një periudhë të caktuar.
Interes i veçantë është treguar për filmin "Stray Dogs" të regjisorit nga Tajvani, Tsai Ming-Liang, i cili flet për një baba dhe dy fëmijët e tij të cilët jetojnë në Taipein modern dhe vizitohen nga një grua e çuditshme. /TopChannel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Komunizmi përmes artit të të rinjve

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Hirshmëria e Mozartit

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker