Një seri “pauzash humanitare” të luftimeve në Gaza do të fillojnë të dielën, për të lejuar qindra mijëra fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.
Marrëveshja vjen pasi zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se një fëmijë 10-muajsh është paralizuar pjesërisht pasi u infektua me poliomielit në Gaza, rasti i parë pas 25 vjetëve.
Çfarë është poliomieliti dhe si përhapet?
Poliomieliti është një sëmundje serioze dhe shumë infektive që prek kryesisht fëmijët nën pesë vjeç, shkruan bbc.
Ajo shkaktohet nga një virus që përhapet shumë lehtë nëpërmjet kontaktit me jashtëqitjen (feçet) e një personi të infektuar ose, më rrallë, përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar.
Shumica e njerëzve me infeksion nuk kanë simptoma, por disa do të kenë:
temperaturë të lartë
dhimbje të fytit
dhimbje koke
ngurtësimi i qafës
dhimbje të muskujve
dhimbje barku
të përziera
Një në 200 infeksione shkaktojnë probleme më serioze, kur virusi pushton trurin dhe sistemin nervor. Kjo mund të shkaktojë paralizë të pakthyeshme, zakonisht të këmbëve.
Mund të ndodhë brenda disa orësh dhe rreth 5 deri në 10 për qind e njerëzve të paralizuar vdesin sepse muskujt e tyre të frymëmarrjes bëhen të palëvizshme.
Pse është kthyer poliomieliti në Gaza?
Grupet humanitare thonë se virusi është rishfaqur sepse lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka ndërprerë programet e rregullta të vaksinimit të fëmijëve.
Gjithashtu ka shkaktuar dëme masive në sistemet e ujit dhe kanalizimeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se normat e imunizimit në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar ishin optimale përpara konfliktit, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2022, mbulimi me vaksinë kundër poliomielitit u vlerësua në 99 për qind për dy doza vaksine.
Megjithatë, sipas të dhënave më të fundit, kjo ka rënë në më pak se 90 për qind.
Cili është plani për të vaksinuar fëmijët në Gaza?
Qëllimi është të vaksinohen rreth 640 mijë fëmijë nën moshën 10 vjeçare, thotë OBSH-ja.
Vaksinimi do të fillojë në Gaza qendrore të dielën, ku do të ketë tre pauza të njëpasnjëshme ditore të luftimeve midis orës 06:00 dhe 15:00, sipas kohës lokale.
Më pas do të zhvendoset në jug të Gazës, ku do të ketë një pauzë tjetër tre-ditore, e ndjekur nga Gaza veriore.
Sipas zyrtarëve të OKB-së, fëmijët që marrin vaksinën do të kenë nevojë për një dozë të dytë në fund të muajit shtator.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor synojnë të arrijnë 95 për qind të mbulimit të vaksinimit në të gjithë Rripin e Gazës, niveli i nevojshëm për të ndaluar transmetimin e virusit.
Nëse kjo nuk arrihet, ekziston një marrëveshje për një pauzë shtesë humanitare për të lejuar një ditë të katërt të vaksinimit.
Rreth 1.3 milion doza të vaksinës së re orale të poliomielitit tip 2 (nOPV2) tashmë gjenden në Gaza ndërsa 400 mijë doza shtesë që do të arrijnë së shpejti.
Vaksinimet do të kryhen nga stafi i OKB-së dhe punonjës të tjerë shëndetësorë vendas. Më shumë se 2000 punonjës shëndetësorë dhe komuniteti lokal janë trajnuar për të dhënë vaksinën.
Vaksinat do të jenë të disponueshme në spitale, qendra shëndetësore parësore dhe në terrene të tjera.
Sipas OBSH-së, transporti i sigurt dhe ftohja e vaksinave janë vendimtare për realizimin e planit.
Ku tjetër në botë gjendet poliomieliti?
Rastet e poliovirusit kanë rënë në mënyrë dramatike që nga viti 1988, kur filloi një nismë globale për çrrënjosjen e poliomielitit. Shumë vende nuk kanë pasur raste të poliomielitit për shumë vite.
Por në dy vende, Pakistan dhe Afganistan, poliomieliti është ende endemik, që do të thotë se ka një prani të vazhdueshme.
Ka pasur gjithashtu shpërthime të varianteve të poliovirusit – shtame të lidhura me vaksinën orale – në më shumë se 30 vende në mbarë botën, veçanërisht në zonat ku nivelet e imunizimit janë të ulëta.
Ato përfshijnë Çadin, Bregun e Fildishtë, RD Kongon, Nigerin, Nigerinë, Sudanin e Jugut, Algjerinë, Angolën dhe Indonezinë.
OBSH-ja thotë se për sa kohë që një fëmijë i vetëm mbetet i infektuar, fëmijët në të gjitha vendet janë në rrezik të preken nga poliomieliti sepse virusi mund të importohet lehtësisht në një vend pa poliomielit.
Si parandalohet poliomieliti?
Nuk ka shërim për poliomielitin. Mund të parandalohet vetëm me vaksinim dhe vaksinat duhen dhënë disa herë për të mbrojtur një fëmijë.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të vaksinave në dispozicion.
Njëra është një vaksinë orale që jepet me pika dhe është efektive.
Vaksina orale përmban një virus të gjallë, por të dobësuar. Kjo shumohet në zorrë për një kohë të shkurtër dhe aktivizon sistemin imunitar, kështu që trupi është gati të luftojë poliomielitin nëse ndeshet përsëri me virusin.
Rrallëherë, virusi i dobësuar i vaksinës mund të marrë ndryshime të vogla gjenetike ndërsa riprodhohet.
Këto ndryshime të rralla ndonjëherë mund të shkaktojnë që virusi t’i sëmurë njerëzit me poliomielit – nëse ka mundësi të përhapet te njerëzit e pavaksinuar.
Në Gaza, një version i ri i vaksinës orale do të jepet për të ndihmuar në adresimin e problemit.
Forma tjetër kryesore e vaksinës së poliomielitit jepet me injeksion dhe përmban virusin e poliomielitit të inaktivuar.
Kjo vaksinë është përdorur në SHBA dhe Britani të Madhe në dy dekadat e fundit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ofron pesë doza nga mosha tetë javë deri në 14 vjeç, si pjesë e mjekimeve rutinë të fëmijërisë.
Ndryshe, OBSH-ja deklaroi se mbi 20 milionë njerëz do të paralizoheshin në botë nëse nuk do të vaksinohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Strehimoret e përkohshme tashmë po ndërtohen – Meksika po përgatitet për dëbime masive nga SHBA-ja
“Këtë nuk e vendos Putini”, shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t’i bashkohet aleancës
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së
Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre
"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë