Filipçe: Në shkollë do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti se nuk heq dorë nga vendimi që në shkollë të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Ai tha se vendimi përfundimtar do të dihet të hënën, pas takimit që do të zhvillojë me Ministrinë e Arsimit, Arbër Ademi dhe të Drejtësisë, Renata Deskovska. Filipçe tha se vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit.
“Qëndrimi i paqartë vjen nga kontradiktat në vet ligjin sipas të cilit arsimi fillor është obligueshëm, megjithatë gjatë regjistrimit është e obligueshme që prindërit ta paraqesin edhe kartonin e vaksinal. Ne kemi caktuar takim gjatë kësaj fundjave, me qëllim që të hënën përfundimisht të sqarohet kjo çështje dhe të dalim me qëndrim të harmonizuar, do të kemi edhe ekspert të drejtës kushtetuese. Kemi konsultuar edhe ministren e Drejtësisë e cila është ekspert e lartë në këtë fushë. Mbetemi në qëndrimin që të regjistrohen vetëm fëmijë të vaksinuar, kjo është mënyra e vetme fillimisht ti jepet fund kësaj epidemie dhe në të ardhmen mos të na ndodhin ngjarje të këtilla”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
Filipçe gjithashtu tha se në gjendje kritike nga epidemia e fruthit vazhdojnë të mbeten dy pacientë në Klinikën Infektive ku gjithsejtë të shtruar janë 30 persona. Këto komente ai i bëri me rastin e shënimit të 12 Majit, ditës së Infermiereve ku u ndanë mirënjohje për infermieret më humane dhe të zelshme. Me këtë rast Filipçe paralajmëroi se pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve presidenciale do të vazhdojnë me punësimin e infermiereve dhe mjekëve të rinj, përmirësimin e kushteve për punë dhe rritjen e pagave dhe kujdestarive. E gjithë kjo me qëllim parandalimin e ikjes së tyre jashtë vendit për punë dhe paga më të mira./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës