LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ende është e vogël përqindja e fëmijëve të vaksinuar

Filipçe: Ende është e vogël përqindja e fëmijëve të vaksinuar

“Ende është e vogël përqindja e fëmijëve të vaksinuar dhe prandaj ka raste të reja të fruthit. Nga përqindja e përgjithshme e fëmijëve të pavaksinuar tani në Shkup dhe jashtë Shkupit janë vaksinuar 45 për qind. Numri i përgjithshëm i fëmijëve të pavaksinuar ishte 10 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve cilët i nënshtrohen vaksinimit. Për fat të keq, përqindja e fëmijëve të vaksinuar nga numri i përgjithshëm i të pavaksinuarve jashtë Shkupit është 23 për qind. Përqindja e vaksinimit me fruth në shtet ishte 82,83 për qind, që është pak serioze dhe tregon se imuniteti kolektiv është ulur seriozisht”.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, i cili tha se në këtë moment në shtet numri i përgjithshëm nga fruthi arrin 1.060, ende ka dinamikë të mirë të vaksinimit të fëmijëve të pavaksinuar dhe rreth 73 për qind e fëmijëve të pavaksinuar në Shkup janë vaksinuar.

Ministri theksoi se gjatë vitit të kaluar kanë investuar shumë mjete për modernizimin e kalendarit për imunizim, kanë vendosur dy vaksina të reja – pneumokokna dhe për rota-virus, ndërsa nga 1 qershori kalendari i ri për imunizim do të dalë në Gazetën zyrtare, i cili, sipas tij, është më modern në rajon dhe kjo është përshëndetur nga OBSH-ja.


“Në mënyrë shtesë në vaksinat e reja janë modernizuar disa vaksina të vjetra, janë vendosur lloje të reja të vaksinave të cilat janë acepulare dhe të cilat krijojnë reagim më të vogël gjatë vaksinimit. Për fat të keq, në këtë periudhë përballemi me epidemi”, shtoi Filipçe.

Ai u u dha disa rekomandime fëmijëve të pranishëm.

“Që të jemi të shëndetshëm dhe të mos sëmureni, është shumë me rëndësi të hani ushqim të shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike, por përveç kësaj është shumë me rëndësi të vaksinoheni. Ato janë injeksione shumë të vogla, vaksina nga të cilat nuk ka shumë dhimbje dhe mbrojnë nga shumë sëmundje”, ka thënë Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori