LAJMI I FUNDIT:

Filarmonia dhe Festivali DAM sjellin koncertin special

Filarmonia dhe Festivali DAM sjellin koncertin special

Filarmonia e Kosovës në bashkëpunim me Festivalin DAM, i cili shënon dhjetëvjetorin e themelimit, nesër mbrëma (e diel) sjellin një koncert me program dhe mysafirë specialë.

Në këtë koncert do të paraqiten pianisti Malik Halce, violonçelisti Kian Soltani dhe dirigjenti Boian Videnoff. Koncerti për 1 orë e 20 minuta do të jetë nën dirigjimin e dirigjentit bullgaro-gjerman, Boian Videnoff, raporton KTV.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, është shprehur mjaft i lumtur që filarmonia ka arritur të bashkëpunojë me muzikantë dhe dirigjentë të cilët kanë një karrierë të bujshme në vende të ndryshme.

“Dirigjenti së bashku me orkestrën kanë bërë një punë të palodhshme, dhe shpresojmë që do të ju pëlqej të gjithëve”, është shprehur Jashari.

Koncerti mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 20:00.