LAJMI I FUNDIT:

FIFA krijon fond për të ndihmuar lojtarët që nuk paguhen nga klubet që shuhen

FIFA krijon fond për të ndihmuar lojtarët që nuk paguhen nga klubet që shuhen
Gianni Infantino (Foto by Richard Heathcote/Getty Image/Guliver)

FIFA dhe FIFPRO (Unioni Botëror i Futbollistëve Profesionist), kanë arritur një marrëveshje për krijimin e Fondit FIFA për Lojtarët e Futbollit (FIFA FFP), i cili synon të sigurojë mbështetje financiare për lojtarët që nuk janë paguar dhe nuk kanë asnjë shans për t’i marrë ato para që kanë rënë dakord me klubet e tyre.

Më shumë se 50 klube në 20 vende janë shuar në pesë vitet e fundit, duke zhytur qindra futbollistë në pasiguri dhe vështirësi financiare.

Ky fond do të sigurojë mbështetje të vlefshme për ata lojtarë dhe familjet e tyre që kanë më shumë nevojë.


Shumë nga këto klube janë shuar për të shmangur pagimin e pagave të papaguara, duke u ri-formuar si të ashtuquajturat klube të reja dhe duke mos i paguar borxhet.

FIFPRO ka bërë fushatë të gjatë kundër kësaj praktike të paskrupullt dhe falënderon FIFA-n për luftimin e saj në Kodin e saj Disiplinor.

FIFA ka caktuar 16 milionë dollarë për fondin deri në vitin 2022.

Në vitin 2019, FIFA rishikoi Kodin e saj Disiplinor, në të cilën forcoi kornizën për trajtimin e mospagimit të pagave të lojtarëve.

Ky mekanizëm i ri do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2020. /Telegrafi/