LAJMI I FUNDIT:

FIFA jep “Ok”, Maloku vishet “Kuqezi”

FIFA jep “Ok”, Maloku vishet “Kuqezi”

Elvir Maloku konsiderohej në opinionin sportiv kroat si një prej talenteve të së ardhmes në kombëtaren e vendit, por evokimi i origjinës ka dominuar në zgjedhjen e lojtarit për të qenë vetëm me fanellën e Shqipërisë.

Futbollisti i lindur në vitin 1996 në Rijeka të Kroacisë është edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës kombëtare U-21.

Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet Kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë.


Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë, transmeton tch.

Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21 për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit, atë ndaj Estonisë në 12 qershor. Talenti Kuqezi e nisi karrierën me Hajdukun e Splitit për Gimnastik Tarragona.

Hapësirat e vogla për Malokun në Ligën spanjolle bënë klubin ta huazonte në Qipro te AEK Larnaka, nga ku do të rikthehet në Spanjë këtë muaj.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori