LAJMI I FUNDIT:

FHK kërkon pranim me të drejta të plota në IHF

FHK kërkon pranim me të drejta të plota në IHF

Delegacioni i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), në krye me kryetarin Eugen Saraçini, nënkryetarin Nebih Zariqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Izet Gjinovci, e ka marrë rrugën drejt Dohas në Katar, ku do të mbahet Kongresi i 34-t zgjedhor i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që do të mbahet më 26-27 tetor.

Krerët e hendbollit kosovar fillimisht janë takuar me njeriun e parë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa dhe kryetarin e Federatës Evropiane te Hendbollit, Jean Brihault, me të cilët është biseduar rreth kërkesës së FHK-së për pranim me të drejta të plota në IHF.

FHK njofton gjithashtu se drejtuesit e sajë janë duke realizuar shumë takime me delegacione të Federatave aziatike dhe afrikane, ku po marrin mbështetje. Krerët e hendbollit kosovar presin zhvillime pozitive nga këto takime. /Express/Telegrafi/