LAJMI I FUNDIT:

FFM caktoi seancën për zgjedhjen e Кryetarit më 1 shtator

FFM caktoi seancën për zgjedhjen e Кryetarit më 1 shtator

Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) solli vendim dhe seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Kryetarit të FFM-së më 1 shtator të këtij viti.

Nga FFM-ja kumtua se vendi dhe koha e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Pëgjithshëm do të caktohet ditëve të ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para 10 ditëve Ilço Gjorgjioski u tërhoq nga funksioni i Kryetarit të FFM-së dhe vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Unionin Evropian të Fudbollit (UEFA)./Telegrafi/