LAJMI I FUNDIT:

FFK takon tifozët, diskutohet çmimi i biletave

FFK takon tifozët, diskutohet çmimi i biletave

Zhurma që u bë nga tifozët për çmimin e lart të biletave,duket se nuk ka hasur në veshë të shurdhër. Madje, grupet e tifozëve kërcënuan që nëse nuk do të ketë ulje, atëherë do të bojkotonin miqësoren historike, Kosovë – Haiti, e cila do të luhet më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.

Kështu, Federata e Futbollit e Kosovës, me në krye Fadil Vokrri, ka vendosur të takojë të gjitha grupet e tifozëve. Takimet kanë nisur në Mitrovicë me tifozerinë ‘Torcida’. “Jemi në bisedime me të gjitha tifozeritë e organizuara. Sot (dje) jemi takuar me Torcidën, por do të takohemi edhe me grupet tjera”, deklaroi i pari i FFK-së, Fadil Vokrri për Arenën.

Gjatë takimit prijësin e Torcidës, Shefqet Begu (Qeti), Vokrri ka propozuar që për grupet e tifozëve, çmimet e biletave nga 5 euro, të ulen në tri. “Unë i kam propozuar Kompanisë organizuese që në tribunën veriore, biletat nga pesë euro të lirohen në tri dhe ato të vlejnë vetëm për grupet e organizuara të tifozëve. Tani i mbetet Kompanisë të vendos”, u shpreh Vokrri. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori