LAJMI I FUNDIT:

FFK shpërndan mjete për pesë skuadrat e para në kampionat

FFK shpërndan mjete për pesë skuadrat e para në kampionat

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do t’i shpërblejë edhe këtë sezon ekipet e suksesshme të futbollit kosovar.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka konstatuar se ky kampionat ishte më i miri deri më tash, duke marrë për bazë organizimin, rritjen e cilësisë, rivalitetin sportiv dhe referimin e mirë, ndërsa ka zbuluar edhe shumat me të cilat do të shpërblehen klubet këtë edicion.

Kampioni do t’i fitojë 30 mijë euro, nënkampioni 20 mijë, vendi i tretë 15 mijë, vendi i katër 10 mijë dhe pozita e pestë 5 mijë.


Ndër të tjera, fituesi i Kupës do t’i fitojë 20 mijë euro, kurse finalisti 10 mijë sosh. Në konkurrencën e femrave kampioni do të shpërblehet me 5 mijë euro, kurse fituesi i Kupës me 4 mijë e finalisti me 2 mijë euro, njofton zeri.info.

KE-ja e FFK-së konstatoi se punimet në renovimin e dy stadiumeve për ndeshje ndërkombëtare po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

FFK-ja thotë se e ka prioritet përmirësimin e infrastrukturës, funksionalizimin e Lidhjeve Rajonale, në profesionalizimin dhe edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratës.