LAJMI I FUNDIT:

FFK dënon drejtorin sportiv të Ferizajit, Genc Hysenin

FFK dënon drejtorin sportiv të Ferizajit, Genc Hysenin

Genc Hyseni është pezulluar për një periudhë të pacaktuar prej Federatës së Futbollit të Kosovës.

Drejtori sportiv i skuadrës së Ferizajit për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit të ndeshjes Genc Nuza.

Ky është arsyetimi i FFK-së:


GENC HYSENI; drejtor në klubin e futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (kërcënime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – rasti recidiv) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)

PEZULLOHET

Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit (grumbullimin e provave). Kërkohet deklarata plotësuese nga Genc Hyseni lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).