LAJMI I FUNDIT:

Fëstëku i ruan arteriet

Fëstëku i ruan arteriet

Një grusht fëstëkë në ditë shërben si parandalim i mirë nga sëmundjet kardiovaskulare, porosisin shkencëtarët amerikanë. Fëstëku e zvogëlon kolesterinën, ndërsa arteriet i mban të shëndosha.

Vetëm 84 gramë fëstëkë në ditë mjaftojnë që të zvogëlohet rreziku nga sëmundja. Shkencëtarët nga Universiteti i Pensilvanisë, i kanë ndarë personat e hulumtuar në tri grupe.

Në grupin e parë, të hulumtuarit nuk kanë ngrënë fare fëstëkë, në grupin e dytë kanë ngrënë 42 gramë në ditë, ndërsa në grupin e tretë, 84 gramë.

Pas një muaji, tek ata që i kanë ngrënë fëstëkët, është vërejtur rënia e kolesterinës. Te ata që kanë ngrënë më së shumti, kolesterina ka rënë për 11,6 për qind.


Në fakt, fëstëku përmban antioksiduesin liteinë, të cilën e përmban edhe pema me ngjyra të forta. Shkencëtarët këshillojnë se është mirë që të përdoret fëstëku jo i njelmët.

Është vërtetuar gjithashtu se, krahasuar me frutat e tjera të familjes së arrës, fëstëku ka nivelin më të lartë të fitosterolit, prandaj ndikon në uljen e yndyrave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori