Të gjithë banorët e Big Brother VIP, dje (e diel) janë dënuar nga “Vëllai i Madh” me qëndrim brenda “Dhomës së Dënimit”.
Por, pas hyrjes brenda “Dhomës së Dënimit”, për banorët ka arritur një zarf i bardhë që iu dorëzua DJ PM, i cili e fitoi lojën me letra që u organizua nga vetë banorët.
Por, DJ PM u vendos para një zgjedhje, në festën që do të organizohej në oborrin e shtëpisë ai kishte të drejtë të zgjidhte vetëm disa nga banorë, ndërkaq katër nga ata duhej të vazhdonin qëndrimin në “Dhomën e Dënimit”.
Pas kësaj, të përzgjedhurit nga DJ PM, bashkë me të kanë festuar deri në orët e mbrëmjes (14 nëntor), me muzikë ‘live’, pije e ushqim.
Në mes tjerash banorët pas një kohe të gjatë kanë realizuar edhe “selfie” në pasqyrë e cila ishte vendosur në mes të oborrit.
Por, festa e banorëve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ata ka vazhduar argëtimin edhe pas hyrjes së tyre në “Dhomën e Dënimit”.
Ndërkohë, kujtojmë që nesër (e martë) mbahet spektakli i radhës javor, ku pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.