LAJMI I FUNDIT:

Festa e muzikës 2009

Festa e muzikës 2009

"Festa e Muzikës" - "Fete de la Musique" - organizohet për herë të parë këtë vit në Republikën e Kosovës me datë 21 Qershor 2008 me një program të madh e gjithëpërfshirës muzikor. Më 21 Qershor, më shumë se 250 qytete në 100 vende të botës organizojnë Festën e Muzikës dhe prej këtij viti Prishtina është pjesë zyrtare e festimit botëror.

Merrni miqtë tuaj dilni dhe festoni në rrugë, merrni disa instrumente ose edhe objekte tjera dhe krijoni muzikën tuaj dhe festoni këtë Festë të muzikës. Zgjidhni e merrni pjesë në njërën apo tjetrën apo të gjitha:

FESTA E NXEHTË: Skena qendrore afër Hotel Iliria, duke filluar prej orës 18 e deri në orët e vona festoni me: muzikë folklorike, orkestrën e KFOR-it Italian me jazz muzikë e me muzikë rock e alternativë.

FESTA E FËMIJËVE: afër Hotelit Grand festoni më dhe për fëmijët prej orës 17 me koret e fëmijëve, muzikë klasike e prej orës 20 me “Airmusic –orkestra e Shkollës së Mesme të Mitrovicës dhe pastaj Studentët e Fakultetit të Arteve – viti I (solo këngëtarët) dhe viti II.


FESTA E KLASIKËVE: prej orës 17 në Qendrën Tregtare të Pallatit të Rinisë me studentët e Fakultetit të Arteve dhe në ora 20: Koncert në Sallë të kuqe – Erëmira Citaku – flaut dhe Pascal Godart – piano

FESTA EKSPERIMENTALE: para New Born prej orës 18 trio “NEWBORN” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, muzikë interesante me objekte të ndryshme, merrni edhe ju objektet e juaja dhe bashkëngjituni prej orës 19.

Bëhuni pjesë e FESTËS NË LËVIZJE, lëvizni me Skenën Lëvizëse prej Kurrizit, te Rrethi e deri te Kafet e vogla. Përcjellnii, pritni e festoni me rok grupe të reja, më të mirët e “Rock për Rock” – Mad God, Stoned e Magma.

Nëse jeni në Prizren festoni me FESTËN në Prizren, afër Shadërvanit, me muzikë të llojllojshme.

FESTË do të ketë edhe në Qendrën Korrektuese në LIPJAN – muzikë dedikuar të burgosurve aty – FESTA SOCIALE.