LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli reagon ndaj sjelljeve antisportive të Trepçës ’89

Ferronikeli reagon ndaj sjelljeve antisportive të Trepçës ’89

Drejtuesit e KF Feronikelit, përmes një njoftimi kanë reaguar për sjelljen anti sportive dhe mikpritjes së keq nga ana e KF Trepçës ’89.

“Minatorët” sot pasdite në “Riza Lushta” kanë fituar ndeshjen ndaj Feronikelit me rezultat 1-0, në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Por, sipas krerëve të klubit nga Drenasi, mitrovicasit janë sjell në mënyrë jo sportive. KF Feronikeli është i habitur me sjelljet anti sportive të Trepçës ’89, skuadër kjo që meton titullin e kampionit.

Ja letra e plot e reagimit të Feronikelit:


Më anë të kësaj letrë dëshirojmë të reagojmë ndaj sjelljeve jashtëzakonisht jo sportive dhe mikpritjes shumë të keqe nga ana e KF Trepçës ’89.

Si ka mundësi që një ekip që pretendon të jetë kampion i Kosovës në futboll, të sillet në atë mënyrë aq jo sportive dhe shumë denigruese për futbollin kosovar.

Prej fillimit të ndeshjes ka pasur presion të jashtëzakonshëm ndaj neve si në klub dhe lojtarëve si dhe ndërhyrjeve të ashpra në terren, e ku për shkak të ndërhyrjeve të ashpra, lojtari ynë Fatih Karahoda është dashur të dërgohet në spital për ndërhyrje kirurgjike.

Gjithashtu është demoluar edhe autobusi ynë, ku si pasoje janë thyer xhamat, e për këtë janë njoftuar edhe organet kompetente.

Kulminacioni i këtyre presioneve ka qenë hyrja në fushë e zyrtarit të Trepçës, Ilir Bojkut, ku shihet edhe në xhirimet televizive gjë që është dashur të ndërpritet ndeshja, por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse referi kryesor, i cili ka qenë shumë korrekt gjatë terë lojës, nuk do të dilte i gjallë nga Mitrovica.

Zyrtari Ilir Bojku ka qenë i evidentuar në protokol si zyrtar për siguri, por pas këtij rasti është ndërruar protokoli dhe është caktuar një person tjetër. Ne dhe vëzhguesi i ndeshjes Agim Kastrati nga Kamenica i posedojmë dy protokolet për këtë dhe do të bëjmë ankesë në FFK.

Vetëm ju kujtojmë se Trepça ’89 ka fituar 4-0 në Skenderaj dhe asgjë nuk ka ndodhur, madje ish trajneri i tyre na ka falënderuar publikisht për mikëpritje.

Krejt në fund kjo çka ka ndodhur është në kundërshtim me atë çka deklaron në media dhe takime kryetari i Trepçës ’89, në takime për mikëpritje të keqe që ju kanë bërë ekipe tjera, por kjo po shihet se ky klub nuk meriton mikpritje më të mire dhe madje as te jetë pjesë e futbollit kosovar. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Shpërthimi i një prej dështimeve më të mëdha të të gjitha kohërave - ai po kalon një sezon të mrekullueshëm

Ligue 1
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Barcelona preferon të përballet me Real Madridin dhe të shmangë Atleticon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Ndërkombëtare
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

Titullarë apo rezervistë – Ancelotti dhe skuadra nuk bien dakord me Perezin dhe bordin

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Kalo në kategori