LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli dënon futbollistët në paga, ikën Ramadani

Ferronikeli dënon futbollistët në paga, ikën Ramadani

Kryesia e klubit të Ferronikelit e ka mbajtur fjalën. Ata iu kanë ndalur 10% të rrogës futbollistëve, si dënim për rezultatet e dobëta që po arrijnë. Më i pakënaquri për një gjë të tillë ka dalë mesfushori Agon Ramadani, i cili pretendon që kryesia e klubit ia ka ndalur më shumë se 10% në pagën e tij.

“Drejtuesit e klubit nuk kanë vepruar njëjtë për të gjithë. Unë kam qenë më i dëmtuari, pasi që më është ndalur një pjesë më e madhe e rrogës. Pa ma kthyer atë, normalisht që nuk do të kthehem në klub. Nuk e lejoj askënd që të luaj me djersën time”, tha Ramadani për gazetën Arena.

Ndryshe, Ferronikeli mban vendin e fundit në tabelë, me 11 pikë të tubuara. Në fundjavë, ata presin Hajvalinë. /Tribuna/Telegrafi/