As dy javë nuk shkuan dhe Qeveria shfuqizoi vendimin që obligon Doganën e Kosovës për zbatim të vendimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve, perimeve dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Asnjë sqarim zyrtar nuk është dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për shfuqizimin e vendimit nga ana e Qeverisë për masat mbrojtëse, edhe pse KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje direkt nga ministri Bajram Hasani dhe zyra për Informim e kësaj Ministrie.
Nga Oda Ekonomike e Kosovës për vendimin për aplikimin e masës mbrojtëse për pemë dhe perime, është thënë se vendimi jo vetëm që ka çrregulluar tregun vendor, por ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në çmimin final të produkteve për kompanitë përpunuese dhe tregtare.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi për KosovaPress thotë se mënyra më e mirë për përkrahjen e prodhuesve të pemëve, perimeve dhe qumështit, do të ishte sigurimi i konkurrencës fer, përmes mbikëqyrjes më të rreptë të cilësisë së produkteve që importohen, luftimit të konkurrencës jo-lojale, që të krijohet një treg i favorshëm për bujqit.
“Qeveria duhet të jetë e përkushtuar në përkrahjen e ndërmarrjeve në investime për teknologji të reja, përkrahja e ndërmarrjeve prodhuese në promovimin e produkteve të tyre, etj.”, ka thënë Rukiqi.
Për masat mbrojtëse, ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës, kërkon që të ketë politikë bërje të matur në raport me efektet e politikave nacionale mbi bizneset vendore dhe konkurueshmërisë së tyre në raport me rajonin.
Driton Havolli prodhues i perimeve nga Resniku i Klinës, thotë se sektori i pemëve dhe perimeve është një sektor i lënë anash nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij politikat aktuale kinse për përkrahjen e fermerëve me subvencione ose grantet për ngritje të serave, ka qenë një hap shumë i gabueshëm.
Kjo sipas tij, ngase kriteret e përcaktuara për grante kanë eliminuar shumë fermerë të vyeshëm.
Këto subvencione ose grante në bujqësi nuk kanë shkuar në vendin e duhur asnjë herë, siç thotë ai, sepse nuk janë përcjellë asnjëherë projektet e financuara nga shteti.
Ai mendon se prodhimet vendor mund të mbrohen, duke u përkrahur drejtpërdrejt lënda e parë, siç është fara, ndërtimi i serave dhe stimulimi në çmimin e derivateve të naftës.
Për masat mbrojtëse, ai thotë se ka qenë i vetëdijshëm që nuk do të jetë i zbatueshëm gjatë.
“Masat mbrojtëse kanë qenë hap i gabueshëm, sepse një tregtarë me anë të një thirrje telefonike kërkon nga autoritetet lirimin e mallit në kufi , andaj, me këtë nuk ka stabilitet. Qeveria duhet ta stimuloj produktin vendor dhe të barazohet me produktin tjetër, që tregtarin me qitë prej loje. Andaj, qeveria nuk është e interesuar në këtë drejtim. Sepse nuk ka kuptim me ardhur një tregtarë prej Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë me produkte më të lira se ato të serës sime. Mirëpo, këto shtete fqinje e kanë përkrahjen dhe stimulimin si fermë të rajonit”, ka thënë Havolli.
Po ashtu ai kërkoi edhe një përkrahje tjetër për një infrastrukturë moderne në sektorin e bujqësisë
Ndërsa, prodhuesi i perimeve Sejdi Godanci ka kritikuar veprimin e Qeverisë për shfuqizimin e masës mbrojtëse për prodhime vendore.
“Si prodhues i vogël i perimeve dhe i frutave, shumë u pata gëzuar para dhjetë (10) ditëve kur kabineti i Qeverisë mori vendim për mbrojtjen tonë, pra të prodhuesve vendor, kur caktuat taksen shtesë për perimet që hynë në Kosovë. Dhe fillova të mendoj që në këtë vend paska njerëz që po mendojnë edhe për ne, pra për prodhuesit vendor. Por kjo shpresë, gëzim qe kisha m’u shua dje kur mora vesh që kjo taksë qenka hequr nga sot”, ka thënë Godanci për KosovaPress.
Ai ia ka kujtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, se ky veprim po të kishte ndodhur në një vend të Evropës, sot do të dilnin në rrugë të gjithë fermerët dhe do ta bllokonin qarkullimin, do të ishin hedhur tonelata perime në rrugët kryesore në shenj proteste.
“Sektori i Bujqësisë është shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të shtetit, andaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta marrë më seriozisht mbështetjen e fermerëve, për të siguruar treg të lirë dhe fer. Importi, vazhdon ta mbytë prodhimin vendor, dhe për këtë duhet të hartohen politika të favorshme për bujqit”, ka thënë Godanci, duke shtuar se produktet e tij janë mjaft cilësore dhe konkurruese me ato të tregut rajonal dhe më gjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi