LAJMI I FUNDIT:

Fermerët francez krijuan kaos në panair – përleshen me policinë, kërkuan të qërojnë hesapet me Macronin

Fermerët francez krijuan kaos në panair – përleshen me policinë, kërkuan të qërojnë hesapet me Macronin

Takimi mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe përfaqësuesve të sindikatave bujqësore, i cili mbahet çdo vit, këtë herë mori një dimension të ri.

Gjegjësisht, fermerët e pakënaqur sot hynë në derën kryesore të qendrës së ekspozitës “Porte de Versailles” para ardhjes së presidentit francez dhe u përleshën me sigurimin dhe policinë.

“Të zemëruar sepse nuk u lejuan të flisnin drejtpërdrejt me kreun e shtetit, protestuesit u mblodhën përgjatë kordonit të sigurisë dhe i dërguan një sërë mesazhesh fyese presidentit”, shkruan leparisien.


Ndër të tjera, fermerët kanë brohoritur “Macron, dorëheqje”, ndërsa policët janë goditur me vezë.

Pak më vonë, Macron foli dhe tha se nuk kishte frikë të përballej me fermerët.

“Unë gjithmonë preferoj dialogun ndaj konfrontimit. Ai nuk prodhon asgjë”, tha ai.

Fermerët po protestojnë në të gjithë Evropën, duke bërë thirrje për të ardhura më të mira dhe më pak burokraci ndërsa duke denoncuar konkurrencën e pandershme nga mallrat e lira të importuara.

Panairi Bujqësor i Parisit është një ngjarje e madhe në Francë që tërheq rreth 600 mijë vizitorë gjatë nëntë ditëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori