LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj e do Hysenin, Tovërlani aprovon largimin e tij

Ferizaj e do Hysenin, Tovërlani aprovon largimin e tij

Ferizaj nuk i ka punët mirë në repartin e sulmit, sidomos pas largimit të Genc Hysenit, i cili u nda me klubin bardh e kaltër vetëm pas disa javësh qëndrimi. Kjo i ka detyruar ferizajasit ta kërkojnë një tjetër sulmues kualitativ. Madje, ata tashmë i kanë bërë ofertë Berat Hysenit të Prishtinës. Për këtë, sulmuesi prishtinas e ka njoftuar edhe klubin aktual të tij. Madje, trajneri Afrim Tovërlani ia ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në Ferizaj, por vendimin përfundimtar pritet ta merr vet lojtari.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri prishtinas për Arenën. “Berati më ka pyetur dhe më ka treguar se ka ofertë të mirë nga Ferizaj. Unë i thash lojtarit se mund të kalosh në Ferizaj, nëse veç ta kanë bërë atë ofertë të mirë që ma tregoi, sepse realisht dhe moralisht është e padrejtë të ndalet në klub kur ka një ofertë të mirë prej një klubi tjetër”, deklaroi Tovërlani, i cili i çmon cilësitë e ish lojtarit të disa skuadrave kosovare.

“Kështu që, nëse Berati dëshironim, atëherë mund të shkojë në Ferizaj. Por, nëse e bënë një gjë të tillë, ai nuk do të ketë të drejt të luaj në ndeshjen ndaj skuadrës sonë”, theksoi Tovërlani, i cili përveç Hysenit, në dispozicion i ka edhe disa sulmues tjerë, si: Liridon Latifin, Shkëmbim Salihun, Kastriot Rexhën, por edhe Gentrit Begollin, Isuf Llumnicën dhe të riun Shend Kelmendi, të tre këta që luajnë diç më mbrapa. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori