LAJMI I FUNDIT:

Femrat e lindura në korrik, janë më pak pjellore

Femrat e lindura në korrik, janë më pak pjellore

Muaji kur ka lindur një grua, duket se ndikon me një farë mënyre, në lindshmërinë e mëvonshme të saj.

Sipas një studimi të ri shkencor austriak, femrat që kanë lindur në verë, kanë tendencë të kenë më pak fëmijë në jetën e tyre, sesa gratë e lindura në stinët e tjera.

Kërkimi i Susan Huber e Universitetit të Vjenës, ka përdorur statistikat që arrijnë deri më 1967 dhe ka gjetur se ato femra që kanë lindur në korrik, kanë lindur fëmijë mesatarisht 13% më pak, në krahasim me ato të lindura në muajin dhjetor.

Kuriozitet është që studiuesit studiuan të dhëna edhe në një tjetër hemisferë, Zelandën e Re, dhe zbuluan se aty ka pikërisht efektin e kundërt.


Nga ana tjetër, studiuesit austriakë gjetën se femrat vietnameze që kanë lindur në korrik, sezonin me shi, janë më pjellore se ato të lindura në sezonin e thatë, në janar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori