LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët i thyen llambën fqinjit me top – ai u dërgoi një mesazh prindërve të tyre

Fëmijët i thyen llambën fqinjit me top – ai u dërgoi një mesazh prindërve të tyre

Peter Chen vendosi t’u dërgonte një mesazh të dëshpëruar fqinjëve pasi fëmijët e tyre i thyen një nga dritat e jashtme të shtëpisë.

“Fëmijët e fqinjit vazhdojnë të hedhin gjëra mbi gardh. Topa, lodra, makina, këpucë, shishe, çelësa plehrash. Sot na hodhën një top dhe thyen dritën anësore”, shkroi ai në Twitter dhe zbuloi se ishte pika e fundit.

Kështu ai vendosi të përgjigjet me një mesazh të sjellshëm.


“Përshëndetje, thjesht duke ju bërë të ditur se ky top na e theu llambën. Nëse mundeni, ju lutemi njoftoni fëmijët se kjo është hera e fundit që po ia kthejmë topin. Do ta vlerësonim, faleminderit. Peter”, shkruante në mesazh.

Përdoruesit e Twitter vlerësuan qasjen e qetë të Peter, me një që pranoi se “ky është një mesazh shumë më i bukur se sa do të kishte qenë i imi”.

Peter më vonë tha se fqinjët e thirrën atë dhe se justifikimi i tyre ishte se fëmija sapo ishte diagnostikuar me ADHD.

“Do të doja të simpatizoja, por si fëmijë kam pasur ADHD ekstreme dhe ende i dija kufijtë. Pra, duke qenë se kam ADHD vetë, simpatizoj më pak”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Një ujk fotografohet “para derës së shtëpisë” - në një zonë të banuar të Cyrihut (Foto)

Interesante
Kalo në kategori