E rrethuar nga ndërtesa të larta të arkitekturës komuniste, në bodrumin e një biblioteke në Prishtinë, është ekspozita që tregon për fëmijët e vrarë ose zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Libra, fletore, lodra, rroba dhe fotografi të fëmijëve të cilëve lufta u la fëmijërinë në gjysmë, janë paraqitur me kujdes për vizitorët.
Ekspozita quhet “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë” dhe është hapur nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH) në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Kërkesa për shndërrim të ekspozitës në muze
Fletore dhe libra të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.
Krijimi i këtij memoriali nga FDH është në pajtim me prindërit dhe familjarët që kanë sjellë gjësendet e mbetura.
Sipas Dea Dedi, menaxhere e Qendrës së Dokumentimit në Kosovë, ekspozita është dashur të hapet edhe në Serbi në qershor të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë planet kanë ndryshuar.
Sipas saj, planet e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë janë që kjo ekspozitë të shndërrohet në muze të përhershëm.
Pamje e ekspozitës “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”.
“Ne jemi duke lobuar në mënyrë që institucionet e shtetit ta kthejnë ekspozitën në një muze të përhershëm. Kjo nuk varet prej nesh, por ne po mundohemi t’ia dorëzojmë shtetit dhe shteti ta marrë në mbrojtje,” i tha ajo Radios Evropa e Lirë.
Ekspozita është hapur në mesin e vitit 2019 për të shënuar 20-vjetorin e përfundim të luftës në Kosovë që la të vrarë 13,535 persona, shumica dërmuese prej tyre ishin shqiptarë. Mbi 1,600 persona ende mbesin të zhdukur.
“Ne e kemi parë se edhe pas 20 vjetëve të mbarimit të luftës, kjo kategori – vrasja e fëmijëve – që është shumë e ndjeshme, është përkujtuar pak edhe prej institucioneve edhe nga nismat tjera vetjake. Siç dihet numri i fëmijëve të vrarë përbën rreth 10 për qind të viktimave të përgjithshme gjatë luftës”, shtoi Dedi.
Një vizatim i një fëmije të vrarë gjatë luftës.
Ardiana ishte vetëm gjashtëmuajshe kur u strehua në mal për t’i ikur luftës. Ditën e nesërme forcat serbe filluan ta bombardonin malin dhe copat e granatave qëlluan Ardianën.
Fustani i Adrianës, gjashtëmuajshe, e vrarë gjatë luftës.
Ajo vdiq nga plagët e marra. Fustanin, Ardiana e kishte dhuratë nga halla.
Arbëri kishte vetëm 7 vjet e gjashtë muaj dhe ishte strehuar të familja Bogujevci në Podujevë për t’i ikur luftës. Katër ditë pas fillimit të bombardimit të NATO-s ai dhe familjarë të tjerë u nxorën nga shtëpia dhe u dërguan në oborrin e një shtëpie tjetër. Aty, forcat serbe vranë 14 persona duke përfshirë Arbërin më nënën, vëllanë Albionin dhe me dy motrat e tij, Mimozën dhe Dafinën. Së bashku me ta janë vrarë edhe tre fëmijë të familjes Bogujevci.
Kilikerat e Arbërit, shtatë vjeç e gjashtë muaj, i vrarë gjatë luftës.
Në ditën e vrasjeve Arbëri kishte në xhep këta kilikera, të përdorur shumë në atë kohë nga fëmijët, të cilët i a kishte blerë babai i tij, i cili, disa muaj më pas i gjeti të shpërndarë në oborrin e shtëpisë ku ishin kryer vrasjet.
Këpucët e Redonit, dy vjeç, i vrarë gjatë luftës.
Këto këpucë, Redoni, i cili ende nuk kishte mbushur dy vjet, i kishte dhuratë. Dy ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, Redoni së bashku me motrat, Herolindën dhe Majlindën, vëllanë Altinin, nënën dhe familjarë të tjerë janë futur me forcë në një lokal picerie në Suharekë. Lokali është sulmuar nga forcat serbe ku mbeten të vrarë 45 persona, së bashku me Redonin, vëllain dhe motrat e tij. Aty u vranë gjithsej 16 fëmijë të familjes Berisha.
Një klasë me fëmijë çdo ditë vritet ose plagoset
Foto të fëmijëve duke u ngrohur në një mal pasi kishin ikur nga shtëpitë e tyre.
Vrasja e fëmijëve në zona lufte vazhdon edhe sot në shumë vende të botës.
Sipas organizatës që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Save the Children, gjatë dekadës së fundit, 25 fëmijë janë vrarë ose plagosur çdo ditë në konflikte të ndryshme.
Një klasë me fëmijë është vrarë ose plagosur çdo ditë në dhjetëvjetëshin e fundit.
Fëmijët janë vrarë ose lënë të gjymtuar përjetë si pasojë e sulmeve ajrore, granatimeve, minave të vendosura në tokë si dhe mjete tjera plasëse që janë përdorur dhe ende po përdoren në vende të populluara.
Mbishkrimi “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”.
Numri më i madh i viktimave është nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Somalia.
Sipas raportit të Save the Children, rreth 426 milionë fëmijë jetojnë në zona të konflikteve të armatosura në gjithë botën.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspozita është e mbyllur, mirëpo FDH e ka bërë të mundur që ajo të shihet përmes mënyrës virtuale në internet, duke klikuar KËTU. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës