LAJMI I FUNDIT:

Fëmija nga kopshti i fëmijëve “Pranvera” ka meningjit bakterial

Fëmija nga kopshti i fëmijëve “Pranvera” ka meningjit bakterial

Fëmija nga kopshti “Pranvera” në komunën e Karposhit nuk ka meningjit viral siç është raportuar fillimisht, por ka bakterial, informojnë nga shërbimi epidemiologjik i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimi epidemiologjike dje ishte në kopshtin e fëmijëve, ku janë marra sekrete nga hunda dhe fyti i fëmijëve të tjerë në grup. Përndryshe fëmija i prekur është gjashtë vjet, dhe në grupin që ai shkon ka 27 fëmijë. Qendra tha se sipas të dhënave, fëmija i sëmurë është në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendja e tij është stabile.

Dje në kopsht është bërë dezinfektim, dhe sot duhet që kjo procedurë të përsëritet.


Qendra për Shëndetin Publik thonë se janë duke i pritur rezultatet e analizave mikrobiologjike të fëmijëve tjerë të sëmurë, ku pas së cilës mund të thuhet me saktësi nëse është për meningjiti bakterial dhe cila bakterie e shkakton këtë sëmundje.

Sipas informatave jozyrtare, në periudhën e fundit ka pasur tre të vdekur nga meningjiti bakterial, një grua nga Shkupi, fëmija katër vjeçar nga Koçani dhe fëmija 15 muajsh nga Kavadari.

Mjekët shpjegojnë se bakteria e cila shkakton sëmundjen mund të qëndrojë në trup dhe imuniteti i dobët mund të shkaktojë komplikime, përfshirë inflamacionin e membranave të trurit, meningjiti.

Edhe pse meningjit bakterial shërohet vështirë, rezultati i trajtimit në masë të madhe varet nëse në koha është trajtuar me antibiotikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori