LAJMI I FUNDIT:

Federata e Bodibildingut gati për Kampionatin Evropian

Federata e Bodibildingut gati për Kampionatin Evropian

Federata e Bodibildingut dhe Fitnesit e Kosovës i ka shpalosur detajet e para të organizimit të Kampionatit Evropian në bodibilding, që për herë të parë do të mbahet në Kosovë, më 24 dhe 25 maj. Drejtuesit e kësaj federate janë shprehur të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve për organizimin e këtij aktiviteti madhështor, gati tri javë para mbajtjes së tij.

Esat Lata, kryetar i FBFK-së, ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit dinamik për t’u përgatitur rreth këtij aktiviteti. “Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë rreth 300 bodibilderë nga 25 shtete”, ka theksuar Lata. Ndërkaq, sekretari Sabri Dragusha, ka bërë të ditur se në përgatitje ka ndihmuar edhe përkrahja e vazhdueshme që kjo federatë ka marrë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për këtë aktivitet ndërkombëtar i ka ndarë 10.000 euro.

Në anën tjetër, nënkryetari Flamur Rexhaj, ka bërë ftesë ftuar që përveç bodibilderëve, edhe konkurrenca e femrave të përgatitet për këtë garë, ndërsa edhe të interesuarat për garat e fitnesit të paraqiten në Federatën e Bodibildingut & Fitnesit.

Kampionati Evropian i Bodibildingut dhe Fitnesit do të mbahet në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, më 24 dhe 25 maj. Duke marrë parasysh se është hera e parë që një aktivitet i tillë organizohet në Kosovë, drejtuesit e FBFK-së presin që në organizimin e tij të ndihmojnë të gjithë ata që kanë mundësi, ndërsa presin që edhe interesimi i dashamirëve të këtij sporti të jetë i madh. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori