LAJMI I FUNDIT:

FBOXK njofton Italinë e Zvicrën për boksin kosovar

FBOXK njofton Italinë e Zvicrën për boksin kosovar

Me ftesë të Federatës Evropiane të Boksit (EUBC) dhe Federatës së Boksit të Italisë, një delegacion i Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), në krye me presidentin Ramadan Selimin kanë vizituar federatën italiane dhe atë zvicerane.

FBOXK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite delegacioni i FBOXK-së i ka njoftuar nikoqirët për rrjedhat e boksit të Kosovës, e në veçanti për turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas këtij njoftimi, selektori i Kosovës për diasporë pran FBOXK-së, Muharrem Gjocaj ka bërë punë të madh duke i hapur dyert delegacionit të Federatës së Boksit të Kosovës me federatën italiane dhe zvicerane.

“Më të arritur në Milano të Italisë, miku i ynë dhe pjesëmarrësi i disa turneve ‘Adem Jashari’ Antonio Lauri bashkë me selektorin e boksit pranë FBOXK-së, Muharrem Gjocajn na kanë mundësuar të zhvillojmë takime më zyrtarët e federatës italiane dhe zvicerane si dhe me Komitetin Olimpik në rrethin e Lombardis. Ne gjatë këtyre takimeve i njoftuam federatën italiane dhe atë zvicerane për rrjedhjen e boksit të Kosovës, sidomos për turneun ‘Adem Jashari’, i cili këtë vit do të mbahet me 15 dhe 16 nëntor. Gjithashtu ne i ftuam këto dy federata që të jenë pjesë e këtij turneu. Ata janë zotuar se do të marrin pjesë në këtë turne me nga dy ose tre boksier”, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.


Sipas këtij njoftimi, gjatë këtyre takimeve është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit te federatës sonë me këto dy federata të njohur në boksin evropian. /Kosovapress/Telegrafi/