LAJMI I FUNDIT:

Fazliu i pari, Rexha i dyti

Fazliu i pari, Rexha i dyti

Derisa gara për titullin e kampionit vjeshtor në futbollin tonë, tashmë është përcaktuar, ndërkohë, garë e “nxehtë” po zhvillohet për epitetin e shënuesit më të mirë.

Një javë para fundit të pjesës së parë të garave, listës së shënuesve i prin sulmuesi i Ferizajt, Astrit Fazliu më nëntë gola të shënuara, ndërkaq një me pak ka sulmuesi i Trepçës ’89, Kastriot Rexha.

Pozitën e tret e mbanë Qëndrim Dutajt i Ferizajt me shtatë gola, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij Shkumbim Salihu dhe Shqipërim Kelmendi i Dritës me nga gjashtë gola të realizuara. /Kosovapress/Telegrafi/

Lista e shënuesve më të mirë:


1.Astrit Fazliu (KF Ferizaj) 9 gola
2.Kastriot Rexha (KF Trepça ’89) 8
3.Qëndrim Dautaj (KF Ferizaj) 7
4.Shkumbin Salihu (KF Ferizaj) 6
5.Shqiprim Kelmendi (KF Drita) 6
6.Qemajl Elshani (KF Drenica) 6
7.Semir Zeneli (KF Llamkos K.) 6
8.Berat Hyseni (KF Prishtina) 5
9.Mensur Duraku (KF Besa) 5
10.Labinot Osmani (KF Ll.Kosova) 5