Ndonëse Llamkos Kosova vlerësohet si skuadra me qëndrueshmërinë më të mirë, megjithatë as kjo nuk mund të vlerësohet se e ka të sigurt luftën për titull të kampionit.
Trepça’89 e Besa, janë befasia për të keq. Derisa Prishtina e Ferizaj përkundër oshilimeve në formën e tyre janë në hap për titull. Hysi befason për të mirë por do ta ketë vështirë të ruajë këtë temp, kurse Drenica e Trepça po këndellën.
Hajvalia stabile, ndërsa më së vështiri është për Fushë Kosovën e Ferronikelin. Kështu vlerësojnë trajnerët Gani Sejdiu e Ramiz Krasniqi, pas përfundimit të fazës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.
“E mira e kësaj renditjeje është se nuk ka më skuadra dominante, rivaliteti për titull është rritur dhe e ka bërë më joshës kampionatin. Sa i përket renditjes, është reale, por sigurisht me disa befasi të vogla siç janë Prishtina e Trepça’89 nga të cilat është pritur të kenë edhe më shumë pikë, edhe pse Prishtina megjithatë është afër kreut”, tha Gani Sejdiu i cili shumë më shumë befasohet me rezultatet e Trepçës’89, kur dihet se ka një bagazh të mirë të lojtarëve.
“Në kohën kur e udhëhiqesha unë Trepçën’89, kemi pasur një ecuri të mirë. Ata është dashur të shfrytëzojnë orarin e mirë që kanë pasur, në katër javët e fundit 3 i kanë pasur si vendas dhe kjo mendoj se do të jetë shumë e vështirë për tu rikuperuar”, tha Sejdiu.
Ai më pas ka folur edhe për liderin e renditjes Hysin sipas të cilit është më meritë në këtë pozitë.
“Llamkosin po e shoh deri më tash si skuadrën më serioze por deri në fund ka shumë dhe unë besoj se këtu do të kyçen Prishtina e Ferizaj, të cilat edhe kanë potencial për ta ruajtur hapin. Besa na ka befasuar për të keq. Unë mendoj se nuk është në pyetje cilësia por sipas asaj që po lexojmë janë problemet e brendshme”, vlerëson Sejdiu.
Për trajnerin Ramiz Krasniqi, i cili gjithashtu kishte hapësirë më të madhe për ta përcjell kampionatin pasi që vetëm në këto dy javët e fundit është kyçur si trajner, thotë se garat janë interesante, derisa lë përshtypje korrektësia dhe disiplina në fushë.
“Ka shumë befasi deri më tash. Ato skuadra që kanë pretenduar se do të jenë në kreun e renditjes nuk janë, derisa kanë hyrë disa që kanë qëndruar nën hije. Për mua befasi është Hysi, por me lojën dhe disiplinën që po tregon e meriton këtë pozitë. Serioze në luftë për titull tash për tash është Llamkos Kosova që ka një qëndrueshmeri dhe një punë shumë të mirë. Trepça’89 me ka befasuar për të keq, ndërsa Prishtina ka luhatje por prapë është në pjesën e epërme”, tha Krasniqi, i cili si zhgënjim e sheh Besën e Pejës, derisa vlerëson se këndellje kanë bërë Drenica e Trepça.
Për dy skuadrat tjera si Fushë Kosovën e Ferrinikelin, thotë se mbetet të shihet çfarë do të bëjnë deri në fund të kampionatit. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vv-780x439.jpg)
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-780x439.jpeg)
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/maresca-slot-780x439.png)
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti