LAJMI I FUNDIT:

Favoritët pa shumë telashe

Favoritët pa shumë telashe

Edhe ndeshjet e javës së 3-të në elitën e hendbollit kosovar, nuk kanë sjellë ndonjë befasi, pasi skuadrat favorite pa probleme kanë shënuar fitore. Kështu në konkurrencën e meshkujve, Besa Famiglia e Kosova ndonëse ishin mysafire u kthyen në shtëpi me gjah të plotë, pasi Samadrexha e Llapi nuk kishin “kaçik” për të bërë diçka më shumë, ndërkohë që këtë e bëri edhe Drenica në duel me Dritën.

Në konkurrencën e femrave, Kastrioti ashtu siç pritej e ka deklasuar Prizrenin, kurse fitore të thella shënuan edhe Prishtina dhe Kosova. Në ndeshjen e skuadrave rivale Shqiponjës e Vëllaznimit, fitore shënuan hendbollistet e Vëllaznimit, të cilat kështu kanë ndërprerë serinë e suksesit të rivaleve për disa vite.

Rezultatet – meshkujt: Drita – Drenica 29:33, Kastrioti – Zhegra 25:21, Samadrexha – BESA Famiglia 21:42, Llapi – Kosova 31:40. Renditja pas tre ndeshjeve të zhvilluara është kjo: Besa Famiglia 6, Kosova, Drenica, Trepça, Kastrioti 4 etj. Femrat: Kosova – Drita 28:18, Istogu – Prishtina 15:33, Shqiponja–Vëllaznimi 26:29, Kastrioti – Prizreni 45:8. Në tabelë kryesojnë Kastrioti e Kosova me 6 pikë,pasojnë Prishtina e Vëllaznimi me nga 4 pikë. /Zëri/Telegrafi/