LAJMI I FUNDIT:

I faturohen mbi 260 mijë euro energji elektrike për një lokal prej 15 metra katrorë – italiani nuk e di se çfarë ka ndodhur

I faturohen mbi 260 mijë euro energji elektrike për një lokal prej 15 metra katrorë – italiani nuk e di se çfarë ka ndodhur

Pronari i një dyqani bizhuterish në sheshin e Shën Markut në Venedik ka marrë një faturë të energjisë elektrike në vlerën e pabesueshme 262348 euro.

Kjo do të thoshte se ambientet 15 metra katrorë “konsumonin” një milion kilovat orë në dy muaj, raporton Corriere del Veneto.

“Ndriçimin e kam të kufizuar dhe nuk përdor mjete speciale. E vetmja gjë që kam është një ngrohës i vogël i ujit”, tha i mahnitur, Giamaria Tjoco.


Kur italianët lejuan krijimin e kompanive të tjera të energjisë elektrike gjatë verës së kaluar, pronari i bizhuterive zgjodhi një shpërndarës të ri.

Deri atëherë ai merrte një faturë mesatare prej 350 eurosh, të cilën e paguante çdo dy muaj. Tani situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

“Faturat filluan të rriten dhe kulmi është shuma për korrik dhe gusht 2023. Shifrën prej 262348 euro duhet ta paguaj deri më 12 mars dhe sigurisht që nuk do ta bëj”, theksoi Tjoco.

Ai shton se kërkesa që i atribuohet “konsumit të madh dhe surreal të energjisë” nuk është e pranueshme dhe se ka kontaktuar kompaninë duke kërkuar që të shqyrtohet rasti dhe të korrigjohet gabimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Botë
Kalo në kategori