Një nismë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për krijimin e një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, që sipas tij, do të hapte një kapitull të ri “në raportet ndëretnike në vend”, është parë me shumë dilema në mesin e dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarë dhe serbë.
Që prej përfundimit të luftës në Kosovë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë njoftuar se edhe mbi 1600 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur ndërkohë që familjarët e tyre thonë se ideja e Thaçit për pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është ende e hershme meqë, sipas tyre, ‘plagët nga lufta nuk janë mbyllur’.
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, i tha Radios Evropa e Lirë, se përpara pajtimit duhet të dihet deri në fund e vërteta se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
“… pas saj vjen pajtimi. Por, pa dalë në dritë e vërteta nuk ka… për të gjithë edhe për popullatën shqiptare, serbe,malazeze etj”, tha Qerkini.
Sipas tij ‘çështja e pajtimit mund të marrë më shumë kohë dhe ajo nuk mund të përmbyllet shpejt’.
“Të enjten bëhet një gërmim [për varrezë të dyshuar] në Mitrovicë midis qytetit te ura e lumit Ibër. Ka ende gjëra të freskëta dhe pajtimi një herë nuk mund të bëhet”, tha Qerkini.
Njëkohësisht me deklarimet e familjarëve të të zhdukurve shqiptarë edhe ata të komunitetit serb në Kosovë thanë se zbardhja e fatit të të zhdukurve është thelbësore për të nisur një proces të pajtimit, megjithëse nuk e kundërshtuan idenë e presidentit Thaçi.
Milorad Trifunoviq nga Shoqata e të zhdukurve serbë në Kosovë, ka deklaruar se çdo gjë mund të kompensohet por jo edhe jeta e njeriut. Ai ka thënë se duhet që njerëzit të ecin përpara e të pajtohen.
“Le të shohim drejt të ardhmes. Po që të shohim drejt të ardhmes duhet të kthehemi pak edhe prapa. Sepse në mesin tonë, që jemi viktima, duam që të zbardhim fatin e të zhdukurve, duam të vijmë deri tek e vërteta për ata njerëz që kryer krimet. Duam që ata të gjykohen për shkak të gjeneratave të reja, për rininë tonë, që do të ecin drejt jetës dhe që ta kuptojnë se krimi nuk mund të mbetet i pa ndëshkuar”, ka deklaruar Trifunaoviq.
Ideja për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, nënkuptonte siç tha presidenti Thaçi, “nisjen e dialogut të hapur brenda komuniteteve në Kosovë mbi bazën e pajtimit të shëndoshë”.
“Është shumë e dhimbshme të shohësh që sot, edhe gjeneratat që kanë lindur pas lufte, e shikojnë palën tjetër, i shikojnë moshatarët e komunitetit tjetër si armiq dhe si rrezik, e jo si fqinj, si bashkëqytetarë”, tha Thaçi.
Një numër varrezash masive u gjetën në brendi të territorit të Serbisë dhe trupat e pajetë të shqiptarëve të zhvendosur nga Kosova pas përfundimit të luftës nga forcat serbe të sigurimit, që provuan të fshehin gjurmë të krimeve të kryera, thanë organizatat për të drejtat e njeriut, u janë dorëzuar në intervale të ndryshme kohore familjeve të tyre.
Fondi për të Drejtën Humanitare, i udhëhequr nga Natasha Kandiq, në një dokument në fillim të vitit, mbi “fshehjen e trupave të shqiptarëve të Kosovës” tha se “prej vitit 2001, në varrezat masive që janë zbuluar në Serbi, janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve, shumica civilë që janë vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999”.
Sipas dokumentit, zyrtarët më të lartë të qeverisë, më saktë Ministrisë së Brendshme të asaj kohe në Serbi, dhe departamentet e ushtrisë së ish Jugosllavisë kanë qenë të përfshirë në fshehjen e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se mundësia e realizimit në praktikë të nismës së presidentit Thaçi është në rregull, por sipas tij çështja e pajtimit gjithmonë zgjatë shumë.
“Parakusht që të kryhet ky proces është që të gjendet e vërteta dhe të pranohet ajo dhe të pranohen viktimat e një lufte ose një konflikti dhe pastaj pajtimi shkon gradualisht dhe është çështje e cila nuk mund të thuhet kurrë se ja përfundoi tani”, tha Blakaj.
Ideja për Komisionin e Pajtimit dhe të Vërtetës është cilësuar si një hap i rëndësishëm në rrugën e “stabilizimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve” por përfaqësues të organizatave qoftë vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar që “drejtësia të kryej punën e saj pavarësisht”.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se kanë kërkuar nga BE-ja që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e bisedave me Beogradin zyrtar për të gjetur zgjidhjen për të gjithë personat e zhdukur. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Teuta Ramadani-Rasimi në "Rose", një histori suksesi, frymëzim për çdo grua
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze