LAJMI I FUNDIT:

Familja blen tank

Familja blen tank

Një familje gjermane ka blerë një tank gjashtë tonësh për ta përdorur atë për të dalë në treg dhe për udhëtime ditore.

Babai Joachim Schoeneich madje ka vendosur një ulëse fëmijësh në tankun Fox, të punuar nga britanikët, për birin e tij dyvjeçar Paul.

Tanku është i armatosur me një armë të çaktivizuar me kalibër prej 30 milimetrash dhe ka shtresë mbrojtëse prej 7.6 centimetrash.

"Ne e vozisim tankun për të blerë gjëra dhe për të shkuar në udhëtime të shkurtra", ka thënë duke qeshur Joachim, nga qyteti gjerman Neu Anspach.


"Është pak e vështirë të gjesh vend parkimi për të, por ia dalim disi".

Problemi i vetëm është konsumimi i karburantit për tankun i cili ka kushtuar 30.000 euro.

Mirëpo Joachim thotë, "përvoja e vozitjes ia vlen çdo litër të karburantit të shpenzuar.