LAJMI I FUNDIT:

Falimenton kompania ajrore Germania, fluturimet nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të paraparë

Falimenton kompania ajrore Germania, fluturimet nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të paraparë

Kompania ajrore Germania ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet.

Germania ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor. Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, pos që të kërkojmë falimentimin”, ka thënë drejtori i Germania, Karsten Balke.


Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë
Lexo po ashtu Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë

Nga ky falimentim, nuk janë prekur Swiss Germania Flug dhe Bulgarian Eagle.

Air Prishtina ka zëvendësuar të gjitha fluturimet, në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë ajrorë, njofton albinfo.ch.

Swiss Germania Flug nuk është prekur nga falimentimi dhe të gjitha fluturimet nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të paraparë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori