LAJMI I FUNDIT:

Faktorët gjenetik përgjegjës për efikasitetin e anti-depresivëve

Faktorët gjenetik përgjegjës për efikasitetin e anti-depresivëve

Faktori gjenetik luan rol në efikasitetin e ilaçeve kundër depresionit, që sqaron pse disa persona reagojnë mirë ndaj tyre, derisa të tjerët përjetojnë efekte të padëshirueshme përcjellëse, ka konkluduar studimi i një ekipi të ekspertëve nga Instituti për psikiatri "Max Planck".

Rezultatet e tyre dëshmojnë se me testimin e pacientit mund të parashihet reagimi ndaj një ilaçi të caktuar anti-depresiv, por edhe ndaj çdo lloj medikamenti tjetër i cili përdoret për shërimin e çrregullimeve neurologjike, ka transmetuar agjencia e lajmeve DPA.

Antidepresivët janë ilaçe “të rendit të parë” për trajtimin e formave më të rënda të depresionit, por efikasiteti i përgjithshëm i tyre klinik nuk është i mjaftueshëm, duke marrë parasysh se lehtësimi (largimi i sëmundjes) paraqitet vetëm tek një e treta e pacientëve, derisa përqindja e lehtësimit bie pas çdo trajtimi të pasuksesshëm me antidepresivë të veçantë.

Ky mosefikasitet i ilaçeve brengos edhe më shumë kur merret parasysh që, depresioni është njëri nga problemet i cili më së shumti ngarkon shëndetësinë në mbarë botën, përderisa deri në vitin 2020, siç parashikohet, ai do të bëhet i dyti sipas ngarkesës së sistemit shëndetësor, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Një prej arsyeve për një efekt të pakënaqshëm të antidepresivëve është se proteinat transportues mbrojtës ndalojnë që ilaçi të kaloj pengesën në mes të gjakut dhe trurit, por përkundrazi (sikurse edhe disa hormone) "pompojnë" atë prapa në qarkullimin e gjakut, sqarojnë shkencëtarët nga instituti gjerman.

Te 443 pacientë, shkencëtarët gjermanë kanë hulumtuar varietetet e gjenit P-gp – njërit nga proteinat transportues të sipërpërmendur – të cilët do të mund të ishin përgjegjës për sjelljen e përshkruar. Ata kanë arritur të identifikojnë 11 varietetet të gjeneve për shkak të cilëve antidepresivët nuk arrijnë deri tek truri.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori