Faktorët e rrezikut për diabetin gestacional – këshilla nga Dr. Agron Spahija
Diabeti gestacional, një lloj diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë, mund të ketë implikime të rëndësishme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Doktor Agron Spahija, endrokrilog, ka treguar për detajet e diabetit gestacional faktorët e tij të rrezikut, diagnozën dhe rëndësinë e menaxhimit efektiv të tij.
Spahija shpjegon se diabeti gestacional është një formë unike e diabetit që shfaqet për herë të parë gjatë shtatzënisë. Ai prek gratë që nuk kishin diabet para se të mbeten shtatzënë dhe zakonisht largohet pas lindjes.
“Diabeti i shtatzënisë ose diabeti gestacional është një tip i diabetit i cili për herë të parë shfaqet në shtatzëni. Do të thotë këto gra më herët nuk kanë pasur diabet dhe si i tillë ai tërhiqet pas përfundimit te shtatzënisë. Megjithatë në 25% deri në 50% të rasteve te këto gra më vonë zhvillohet diabet tip 2, çka do të thotë se ato hyjnë në grupin e rrezikut për zhvillimin e diabetit tip 2 dhe si të tilla duhet t’i nënshtrohen masave parandaluese”, shpjegon ai.
Dr. Agron Spahija nxjerr në pah një grup grash shtatzëna që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj zhvillimit të diabetit gestacional. Këta faktorë rreziku përfshijnë:
-Mbipeshën: gratë shtatzëna që janë në mbipeshë dhe kanë indeks të masës trupore mbi 25
-Mosha: Gratë shtatzëna mbi 30 vjeç.
-Historia e mëparshme e shtatzënisë: Gratë që kanë lindur më parë foshnja me peshë më shumë se 4 kg ose kanë pasur diabet gestacional në shtatzënitë e mëparshme.
-Historia Familjare: Ato me histori familjare të diabetit
Shumica e grave shtatzëna me diabet gestacional nuk shfaqin simptoma të dukshme dhe si e tillë semundja zbulohet duke i bërë analizat laboratorike thelbësore për diagnozën. Spahija thekson rëndësinë e Testit Oral të Tolerancës së Glukozës (OGTT), i cili përfshin matjen e niveleve të sheqerit në mendjes para ushqimi dhe një e dy orë pas ngarkesës me 75 gram sheqer.
“Zakonisht shtatzënat me diabet gestacional nuk kanë simptoma dhe sëmundja zbulohet përmes analizave laboratorike. Për këtë qëllim përdoret OGTT-ja, testi i tolerancës së sheqerit tek i cili ndodhë matja e nivelit të sheqerit esëll një dhe dy orë pas ngarkesës me glukozë 75 gram, ky testim duhet të bëhet në fillim të shtatzënisë tek shtatzënat që hyn në grupin e rrezikut, ne rast se rezultatet dalin brenda normës duhet të përsëritet në mes javës 24 dhe 28 te shtatzënisë”, shton ai.
Pas diagnozës, Agron Spahija nënvizon rëndësinë e ndërhyrjes së menjëhershme. Qasja kryesore përfshin përpjekjen për të normalizuar nivelet e sheqerit në gjak përmes dietës dhe aktivitetit fizik. Vlerat optimale të sheqerit në gjak maten si nivele esëll nën 5.4mmol/l dhe dy orë pas ngrënies nën 7.0 mmol/l. Në rastet kur këto vlera nuk mund të arrihen nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës, fillon trajtimi me insulinë dhe vazhdon deri në fund të shtatzënisë.
Diabeti gestacional mund të çojë në komplikime si për foshnjën ashtu edhe për nënën e ardhshme.
“Diabeti gestacional mund të shoqërohet me komplikime si për fëmijën ashtu edhe për shtatzënat. Fëmijët zakonisht lindin me peshë mbi 4kg, mund të vjen deri tek ngecja në maturim të organeve, në radhë të parë të mushkërive, gjithashtu mund të zhvillohet një hipoglikemi ose rënie e nivelit të sheqerit në gjak tek i porsalinduri në momentin e prerjes së kordonit umbilikal e shpeshtë është edhe verdhëza, për shkak të përmasave të mëdha të fëmijës shfaqen shpesh komplikime gjatë lindjes dhe jo rrallë herë lindja kryhet me operacion, komplikim tjetër i rendë për shtatzënat janë edhe EPH gestozat që përcjelljen me edema, hipertension arterial dhe pamjaftueshmëri të veshkave”, thotë ai.
Endrokrilogu Agron Spahija ofron këshilla të vlefshme për gratë shtatzëna me diabet gestacional – duke menaxhuar me zell nivelet e sheqerit në gjak brenda kufijve të rekomanduar, ato mund të reduktojnë ndjeshëm rreziqet e mundshme për shëndetin e foshnjës së tyre.
Monitorimi i afërt, respektimi i planeve të përshkruara të trajtimit dhe mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm mund të bëjnë një ndryshim thelbësor në sigurimin e një rezultati pozitiv.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë