LAJMI I FUNDIT:

Fajon dënon përdorimin e armëve kundër njerëzve të paarmatosur

Fajon dënon përdorimin e armëve kundër njerëzve të paarmatosur

Eurodeputetja Tanja Fajon u bëri thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm t’i japin fund kësaj ere të trishtueshme që po shtyn e Shqipërinë drejt ngërçit, siç u shpreh ajo, qorrsokakut dhe protestave politike të tejzgjatura.

Fajon dënoi përdorimin e armëve ndaj njerëzve të paarmatosur dhe u bëri thirrje autoriteteve në vend të gjejnë personat përgjegjës që i morën jetën tre qytetarëve të pafajshëm.

"Të qëllosh me armë zjarri kundër qytetarëve të paarmatosur, në një lufte për
pushtet, është e papranueshme e kjo duhet të marrë fund. Në çdo shoqëri, qytetarët kanë të drejtën të ngrihen për atë çfarë ata besojnë se është e drejtë dhe/ose për të treguar pakënaqësinë me situatën aktuale", tha Fajon.

Eurodeputetja theksoi se njerëzit u mblodhën të premten për të shprehur ndjenjën e tyre kundër kësaj situate në vend që po zgjat prej shumë kohësh.


"Unë dënoj fuqishëm çdo lloj dhune kundër njerëzve të zakonshëm në rrugë, ndërsa ata shprehin vullnetin e tyre. Vdekjet e njerëzve janë një humbje e madhe, për këtë arsye, është detyra jonë njerëzore që të tregojmë dhembshurinë tonë ndaj familjeve e miqve të tyre dhe ka rëndësi shumë të madhe që të gjenden përgjegjësit e këtyre vrasjeve”, tha Fajon në një prononcim për Top Channel.

Eurodeputetja sllovene tha se udhëheqësit politikë janë të pazotë të mblidhen bashkë për të zgjidhur problemet, duke lënë popullin pa asnjë alternativë, shpresë dhe progres.

"Politikanët nevojitet që të marrin përsipër përgjegjësitë për veprimet e tyre dhe të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Të gjithë ju meritoni një vend funksional, të drejtë e të ndershëm, por mbi të gjitha ju meritoni paqe e stabilitet”, tha Fajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori