Grupi Parlamentar i Aleancës Kosova e Re, deri të martën ka numëruar 13 deputetë në Kuvendin e Kosovës – mirëpo që nga kjo ditë ky grup numëron vetëm 11 deputetët. Nga AKR-ja përfundimisht janë larguar deputetët Arsim Rexhepi dhe Driton Tali.
Partia e biznesmenit Behgjet Pacolli, që ishte lajmi kryesor në rezultatet e zgjedhjeve të 17 nëntorit, pasi doli subjekti i tretë më i fuqishëm, sipas të përditshmes Express, ka nisur të “çmontohet”.
Sipas kësaj të përditshmeje, AKR-ja këto ditë po përballet me pakënaqësi të shumta edhe në degët e saj në Kosovë. Madje thuhet se së shpejti pritet të ketë lëvizje edhe në këtë drejtim, sikurse në kryesinë e saj.
Ndryshe për katër muaj të pranisë së saj në Kuvendin e Kosovës, AKR është shquar për konformizmin e saj ndaj Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, vlerëson Express. Lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli, për asnjë moment nuk e ka luajtur rolin e opozitarit. Për më tepër, anëtarë të Kryesisë së tij e akuzojnë atë se ka dëshmuar paaftësi në drejtimin e partisë.
“AKR nuk është parti”, ka thënë deputeti i larguar nga radhët e kësaj partie, Arsim Rexhepi. Sipas tij, aty nuk ka vizion, inovacion, ndërkaq “partia është pa substancë udhëheqëse, pa prijës”.
Nga ana tjetër, në një intervistë për këtë gazetë drejtuesi i AKR-s, Pacolli ka lëshuar akuza të rënda në adresë të ish-vartësve. Ai, Driton Talin e ka akuzuar për paaftësi, ndërkaq Arsim Rexhepin për mashtrim – ngase sipas tij CV-ja e këtij të fundit nuk përputhet me atë që vërtetë është.
“Atij nuk i përgjigjet CV-ja që ka dhënë. Kur kanë ardhur kanë thënë se janë docentë, janë doktorë, kanë përfunduar fakultete jashtë vendit etj. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Pacolli.
Ai po ashtu ka thënë se AKR-ja mirëpret dhe përkrah largimin e tyre nga partia, e në fakt, AKR-ja nuk i ka larguar ata por ata janë larguar nga ajo. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para