LAJMI I FUNDIT:

Eurovisioni shkruan në superlativ për artistët shqiptarë: Këndojnë nota të larta dhe nuk kanë mungesë të fuqisë vokale, ne i duam për këtë

Eurovisioni shkruan në superlativ për artistët shqiptarë: Këndojnë nota të larta dhe nuk kanë mungesë të fuqisë vokale, ne i duam për këtë

Festivali më i madh evropian. “Eurovision Song Contest” pati një vit qetësie gjatë vitit 2020.

Ai u anulua dhe nuk u mbajt shkaku i izolimit global që u shkaktua nga pandemia COVID-19, gjersa ende nuk është bërë e ditur nëse do të mund të organizohet sivjet.

Sido që të jetë, shqiptarët kanë pasur paraqitje të veçanta ndër vite në këtë festival, duke u prezantuar me këngë e performanca nga më të ndryshmet.


Si tri nga paraqitjet më të suksesshme mund të kujtohen ajo e Rona Nishliut me “Suus” në vitin 2012 (vendi i pestë), Anjeza Shahini me “Image of you” në vitin 2004 (vendi i shtatë) dhe Eugent Bushpepa me “Mall” në vitin 2018 (vendi i tetë).

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ka shpërndarë një video të veçantë, dedikuar Shqipërisë.

Ata kanë përmbledhur shkurtimisht disa nga performancat më të spikatura të Shqipërisë ndër vite në festivalin evropian, teksa kanë shkruar edhe pak në shqip në përshkrimin e kësaj videoje.

“Shpërndani pak ‘dashuri’ për Shqipërinë”, shkruan ata, duke e cituar fjalën ‘dashuri’ në gjuhën shqipe.

“Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”, kanë shkruar tutje faqja zyrtare e “Eurovisioni”-it në Instagram.

Kujtojmë që vitin e kaluar ishte paracaktuar këngëtarja Arilena Ara për ta përfaqësuar Shqipërinë me këngë “Fall from the sky”, ndërsa sivjet do të jetë Anxhela Peristeri ajo që do të prezantojë shtetin shqiptar në “Eurovision 2021” me këngën Karma”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7B-pnq30_DE&ab_channel=ESCGus

Në trend Magazina

Më shumë

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori