LAJMI I FUNDIT:

Eurovisioni dhe politika shkojnë bashkë

Eurovisioni dhe politika shkojnë bashkë

Këngëtari suedez, Mans Zelmerlow, me këngën “Heroes” e ka fituar finalen e Festivalit Evropian të Këngës që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Vjenë.

28-vjeçari u ka thënë gazetarëve se “nuk ka mundur të besojë në fitore” dhe se ka menduar se Rusia ose Italia do të dalë e para.

“Jam shumë i emocionuar, shumë krenar dhe i lumtur”, ka thënë ai.


Polina Gagarina nga Rusia ka zënë vendin e dytë, pas votimit nga 40 shtete. Gjatë performancës së saj janë dëgjuar disa britma nga audienca, me sa duket të nxitura nga konflikti në Ukrainë dhe politikat anti-homoseksuale të Rusisë.

Conchita Wurst, e cila ka fituar Eurovisionin vitin e kaluar dhe ka qenë prezantuese e garës sivjet, ka thënë se reagimet negative të publikut ndaj Gagarinës janë “të pakuptueshme” dhe se ajo nuk duhet të fajësohet për rregullat në Rusi.

Kënga e Gagarinas “A Million Voices” ka ngjallur polemika në Rusi, me vargjet “Ne jemi njerëzit e botës, të ndryshëm, por të njëjtë”, të cilat janë parë si kundërshtim i qëndrimit anti-homoseksual të Qeverisë ruse, përkatësisht ligjit që ndalon “promovimin e homoseksualitetit”.

Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill, ka thënë para garës se shpreson që Gagarina të humbasë. Sipas tij, Eurovisioni promovon vlera që janë “të pështira” për shpirtin dhe kulturën, transmeton Evropa e Lirë.

Producenti i Gagarinës, Konstantin Meladze, ka treguar se kënga “A Million Voices” është shkruar nga një ekip ndërkombëtar, që ka përfshirë edhe një tekstshkrues suedez. Ai ka thënë se kënga është “mesazh për botën.

Vendin e tretë në garën e sivjetme e ka zënë Italia, ndërsa të katërtin Belgjika. Australia, e cila ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovision, ka dalë e pesta.

Kjo është fitorja e gjashtë e Suedisë në historinë e Eurovisionit, që do të thotë se është shumë pranë Irlandës, e cila mban rekordin me shtatë fitore.

Rezultati po ashtu do të thotë se festivali i vitit të ardhshëm do të mbahet në Suedi.

Mikpritësja e sivjetme, Austria, së bashku me Gjermaninë, kanë dalë të fundit me zero pikë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, u rendit e 16-ta dhe nuk mori votat e merituara.

Rreth 200 milionë shikues në gjithë botën mendohet se kanë ndjekur ngjarjen në televizion, e cila për herë të parë është transmetuar drejtpërdrejt edhe në Kinë. /REL/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori