LAJMI I FUNDIT:

Eurosocialistët kërkojnë dorëheqjen e Berishës dhe Bashës

Eurosocialistët kërkojnë dorëheqjen e Berishës dhe Bashës

Forumi Eurosocialist protestoi të hënën para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, si dhe të kryeministrit Sali Berisha, duke i konsideruar ata si përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve të 21 janarit.

Të rinjtë eurosocialistë përmes parullave që mbanin në duar si dhe fjalimeve të shkurtra të mbajtura para dikasterit të rendit kanë kërkuar “vënien para drejtësisë të autoreve që urdhëruan vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm më 21 janar”.

Protesta e të rinjve u mbikëqyrur nga një numër i madh policësh që kishin krijuar një kordon para godinës së Ministrisë së Brendshme- raportoi BalkanWeb. /Telegrafi/