LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i do të hetojë për krimet e luftës në Kosovë

EULEX-i do të hetojë për krimet e luftës në Kosovë

BE-ja do të hetojë më shumë se 1.000 raste të krimeve të luftës në Kosovë, të cilat kanë mbetur të pazgjidhura edhe një dekadë pas përfundimit të luftës. Kështu u shpreh të mërkurën një prokuror i BE-së.

Dosjet për rastet e pazgjidhura i janë dorëzuar EULEX-it, tha për gazetarët Theo Jacobs, kryeprokurori i misionit: "Kemi 275 hetime që vazhdojnë dhe raste të kaluara nga prokurorët e UNMIK-ut tek ata të EULEX-it. Në 60 raste bëhet fjalë për krime lufte", tha Jacobsi.

Kryeprokurori i misionit të BE-së në Kosovë tha se misioni përballet me një detyrë të vështirë në hetimin e rasteve të krimeve të luftës. "Kjo do të jetë një sfidë për EULEX-in në muajt që vijnë . Burimet tona janë të kufizuara, por kemi besim të plotë se në fund do të kemi sukses", tha Jacobs. /Deutsche Welle/