“Estadio Leo Messi”: Një nderim i mrekullueshëm për argjentinasin që është bërë viral tashmë në rrjetet sociale

Një kuzhinieri argjentinas i quajtur Francisco Javier Guardiola ka ndërtuar një stadium në Mendoza të Argjentinës të cilin e ka quajtur “Estadio Leo Messi” në nderim të legjendës së futbollit, Lionel Messi.
Lionel Messi tashmë ka shumë për të treguar për karrierën e tij. Ai ka fituar Topin e Artë gjashtë herë – më shumë se kushdo tjetër – dhjetë tituj të La Ligas, trofe individual ‘Pichichi’, një Copa America, katër Liga të Kampionëve dhe çmime të tjera të panumërta.
Megjithatë, një tifoz në Argjentinë ka treguar dashurinë e tij për ish-kapitenin e Barcelonës duke ndërtuar një stadium të quajtur “Estadio Leo Messi”.
E vendosur në Mendoza, 1.000 kilometra nga vendlindja e Messit, Rosario, ‘stadiumi’ nuk ka drita, nuk ka fushë të vërtetë, nuk ka vija kufizuese dhe nuk ka gola të madhësisë normale. Në vend të kësaj, është një fushë e vogël e vendosur në male, me pamje spektakolare mbi malet e Andeve.
Ideja ishte e një kuzhinieri argjentinas të quajtur Francisco Javier Guardiola, i cili nuk ka lidhje me trajnerin katalunas të Manchester Cityt. Ai donte t’i bënte nderim Messit duke krijuar një stadium në emër të lojtarit.
View this post on Instagram
“Plaku im ndërtoi vetë një stadium në mes të maleve (Mendoza, Argjentinë) dhe e quajti atë Estadio Leo Messi”.
“Kam nevojë që ta shihni, ju lutem, është ëndrra e plakut tim. Mendoj se është një nderim më i mirë se ai që Barcelona i dha atij”, ka shkruar vajza e Franciscos, Maca, në një postim me fotografi të stadiumit në mediat sociale.
Ibai Llanos, ishte njëri nga personat e etiketuar në postimin e Macas dhe u përgjigj pa hezitim.
“Thuaji babait tënd se e dua”, ka shkruar Llanos.
dile a tu padre que le quiero
— Ibai (@IbaiLlanos) August 24, 2021
Pas kësaj ka folur edhe vet ideatori dhe ndërtuesi i “Stadiumit Leo Messi”.
“Doja t’i bëja një nderim të vogël dikujt që na ka dhënë kaq shumë lumturi. Ai është pjesë e historisë, jo vetëm në futboll, por edhe në art”.
Mi viejo se mandó un estadio de fútbol en el medio de la montaña (Mendoza, Argentina) y le puso de nombre "Estadio Leo Messi". Necesito que lo vea por favor es el sueño de mi viejo @IbaiLlanos @Martinpdisalvo @Ieomessiok pic.twitter.com/8Eh7uY0akM
— Maca ⭐️⭐️⭐️ (@Macaguardiola1) August 24, 2021
“Ishte nderimi im i thjeshtë. Ishte sekret, por vajza ime bëri që të bënte xhiro nëpër botë”, ka thënë Francisco Javier Guardiola për mediumin Ole.
Ende nuk dihet nëse fotot janë parë nga Messi, por sigurisht që këto foto do vazhdojnë të bëjnë xhiron e botës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Drenica shkakton befasi, mposht Ferizajn dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi eliminon Malishevën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe