Në paradën ushtarake të javës së kaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, ku Kim Jong-un shfaqi fuqinë ushtarake, një kalë i bardhë u vu re së bashku me raketat bërthamore dhe ushtarët marshues.
Simbolika e kalit të bardhë ka qenë prej kohësh e rrënjosur në mitologjinë e dinastisë Kim, dhe përdoret për të treguar “forcën dhe heroizmin” e Kim Jong-un si komandant suprem, transmeton Telegrafi.
Kësaj radhe makineria propaganduese nuk ishte fokusuar në imazhin e Kimit, por në nxjerrjen në pah të vajzës së tij të vogël.
Kali i bardhë, siç zbuluan mediat shtetërore të hënën, është kafsha e preferuar e vajzës së Kim.
Është një vazhdimësi e paralajmërimit të rritjes së shpejtë të vajzës së re, që disa ekspertë besojnë se po përgatitet të udhëheqë vendin më të izoluar në botë.
Legjitimiteti i saj si pasardhëse e linjës mbretërore të vetëshpallur të dinastisë sunduese po forcohet.
Besohet se ajo është rreth 10 vjeçe dhe se është fëmija i dytë i Kim Jong-un. Në muajin nëntor ajo mbushi titujt e mediave botërore pas daljes së saj të parë në publik.
Ajo ia mbante dorën të atit gjatë lansimit testues të raketës së re balistike ndërkontinentale Hwasong-19, një armë e aftë për të goditur objektivat në distanca të largëta.
Që atëherë, ajo shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes në ngjarjet më prestigjioze në vend.
Në një pritje luksoze në hotelin Yanggakdo në Pyongyang javën e kaluar për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të ushtrisë, Ju-ae kaloi në tapetin e kuq me prindërit e saj, duke u duartrokitur nga komandantët ushtarakë përpara se të ulej.
Ajo kishte mbathur këpucë me taka të ulëta, një fund të shkurtër të zi dhe një bluzë të bardhë. Dukej më e vjetër se sa ishte në të vërtetë, dhe i ngjante në mënyrë të parezistueshme një versioni miniaturë të nënës së saj Ri Sol.
Të nesërmen në mbrëmje, ajo u shfaq në ballkonin e VIP-ve, duke përshëndetur dhe buzëqeshur turmën entuziaste që ishte mbledhur në sheshin Kim Il Sung, për të parë drejtpërdrejt paradën e raketave.
“Krijimi i një kulti të tillë personaliteti për Kim Ju-ae, sugjeron që ajo de facto është caktuar si trashëgimtare me marrëveshje të brendshme edhe pse ajo ende nuk ka statusin zyrtar të trashëgimtarit”, thotë Cheong Seong-chang, analist i lartë në Institutin Sejong në Korenë e Jugut.
Mungesa e transparencës, madje edhe konfirmimi zyrtar i emrit të saj, i lë hapësirë ekspertëve që të interpretojnë në mënyra të ndryshme raportet e mediave shtetërore në Korenë e Veriut.
Dr. Cheong beson se fotografia e inskenuar në pritje me Ju-ae në qendër të kornizës, mes nënës dhe babait, të rrethuar nga gjeneralë të buzëqeshur, shërben për të promovuar në mënyrë aktive fëmijën, dhe lë të kuptohet se ajo do të bëhet komandanti i ardhshëm i përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Veriut.
Nëse kjo është e vërtetë, Ju-ae do të ndjekë gjurmët e babait të saj. Edhe ai u zgjodh për të luajtur një rol të rëndësishëm që në moshë të re, pavarësisht se nuk ishte i pari në radhën e fronit nga lindja.
Sipas agjencisë së inteligjencës koreano-jugore, Ju-ae ndoshta ka një vëlla më të madh rreth 13 vjeç dhe një vëlla më të vogël 6 vjeç.
Dihet shumë pak për fëmijët e Kim Jong-un dhe jetën e tyre familjare. Emri i Ju-ae u zbulua nga ish-basketbollisti i NBA-së, Denis Rodman, i cili pretendoi se e kishte takuar atë si foshnjë gjatë një vizite në Korenë e Veriut në vitin 2013.
Nëna e saj, Ri Sol-ju, e cila besohet të jetë një ish-këngëtare e Orkestrës elitare Unhasu, është vajza e një profesori dhe gjinekologu nga Pheniani.
Që nga themelimi i Koresë së Veriut pas Luftës së Dytë Botërore, vendi i izoluar është udhëhequr nga tre breza të familjes Kim, të cilët pretendojnë se sundojnë përmes linjës së gjakut Paektu, të quajtur sipas një vullkani që konsiderohet i shenjtë në Kore.
Sipas rregullave të diktaturës aktuale, ngritja e një prej pasardhësve të Kim është e paracaktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shefi i spiunazhit të Erdoganit takohet me Hamasin

"E pashë dhe thashë, ky është vendi", zbulohet se ku Papa Françesku kishte urdhëruar të varrosej

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Kush do të jetë Papa i ri? Përmenden disa emra

Vdekja e Papa Françeskut, vjen reagimi i Donald Trump

Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres