ESHS thotë se regjistrimi zhvillohet pa probleme, opozita maqedonase nuk heq dorë nga anulimi i ligjit
Enti Shtetëror i Statistikës dje një ditë pas fillimit zyrtar të regjistrimit doli me kumtesë ku përmendi se deri te aplikacioni për regjistrim të destinuar për diasporën, mund të arrihet vetëm me IP adresë nga vendet e huaja. ESHS theksoi se edhe çdo prishje e procesit të grumbullimit të të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për regjistrim, ndërsa reagim vijoi pas në opinion doli informacioni se aplikacioni për regjistrim të diasporës nuk është i sigurt.
Për sigurinë aplikacionit dje foli edhe kryeministri Zoran Zaevi, ndërsa lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare me qëndrim se kjo Qeveri është e paaftë të zbatojë regjistrim dhe se partia e tij do të parashtrojë ligj për anulimin e regjistrimit.
Faza e parë e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave filloi pardje me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe familjeve të tyre, në diasporë, pjesëtarët e Armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Por një ditë pas fillimit të tij, programuesja në grupin në Fejsbuk “Komiteti Federal i Programuesve të Republikës së Maqedonisë”, publikoi se çdo person i cili kyç VPN mund të regjistrohet nga Maqedonia, edhe pse aplikacioni është destinuar për qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit.
“Deri te aplikacioni mund të arrihet vetëm me IP adresë nga vendet e huaja. Qasja nga Republika e Maqedonisë së Veriut është e pamundësuar, pikërisht për shkak të asaj që Aplikacioni është përpiluar vetëm për shtetasit e RMV-së të cilët jetojnë jashtë RMV-së, por çdo prishje e procesit të grumbullimit të të dhënave është ndëshkuese me Ligjin për Regjistrim, gjegjësisht sipas nenit 49 të Ligjit për regjistrim të popullatës, “ai që do ta shkatërrojë, fshehë, dëmtojë ose në ndonjë mënyrë do të bëjë që të dhënat të jenë të papërdorshme në aplikacionin e regjistrimit, do të dënohet me dënim me burg prej të paktën tre vjet”, theksuan nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Prej atje potencojnë se futja e të dhënave përmes VPN-së ose IP adresës së fshehur, gjegjësisht vetë shfrytëzimi i mjetit të tillë për vendosjen e të dhënave në Regjistrim konsiderohet në kundërshtim me Ligjin për regjistrim dhe Metodologjinë për përgatitje, organizim dhe zbatim të Regjistrimit 2021, dhe mund të nënshtrohet në sanksione, për arsye se paraqet prezantim të rremë dhe dhënie të rreme të të dhënave.
Nga ESHS potencojnë se me vetë futjen e të dhënave në mënyrë të tillë, nuk do të thotë se ato automatikisht futen në rezultatet e Regjistrimit, përkundrazi, të gjitha të dhënat e futura përmes aplikacionit nënshtrohen në kontroll dhe zbatim me bazën pararegjistruese të të dhënave, me të dhënat që do të mblidhen me nënshkrim në terren në territorin e të gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me qëllim të konfirmimit të vërtetësisë së të dhënave.
Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo vendosje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion automatikisht regjistrohet se nga cila IP adresë janë futur të dhënat. Me paraqitjen në Aplikacion shfrytëzuesi regjistrohet dhe e vendos NAQ, email adresën, e cila verifikohet me dërgimin e emailit për verifikim, dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit.
Në mbrojtje të sistemit dje doli edhe kryeministri Zoran Zaevi, i cili theksoi se procesi i regjistrimit të diasporës nuk mund të prishet me regjistrimin e personave nga territori i vendit, sepse sistemi dhe krahasimi i të dhënave me data bazat atë do ta zbulojnë dhe shkatërrojnë.
“Nuk i di të gjitha detajet teknike, por, atë që e di është se pas mbledhjes së të dhënave bëhet krahasimi sipas tetë bazave të të dhënave. Shteti pastaj me një klik mund ta shikojë se cilët qytetarë janë jorezident, gjegjësisht më shumë se një vit janë jashtë shtetit. Të gjithë qytetarët tjerë të cilët më pak se një vit janë në vendet e huaja, madje edhe 11 muaj, janë rezident. Edhe pse për momentin mund të regjistrohet dikush që është edhe dy muaj jashtë, sipas Eurostat dhe sipas standardeve ndërkombëtare ai është rezident, gjegjësisht nuk përket në grupin e diasporës ose popullatës jorezidente”, tha Zaevi.
Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski, megjithatë, dje me kritikë deri te Qeveria se nuk është e aftë të organizojë regjistrim.
Ai theksoi se deri në fillim të regjistrimit më 1 prill ka mundësi të parashtrojnë ligj për anulimin e regjistrimit.
Faza e parë do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, që do të fillojë më 1 prill. Tani për tani vlerësimi i institucioneve kompetente është se fillimi i regjistrimit po zhvillohet mirë sipas rregullave dhe protokolleve nga institucionet kompetente.
Të dhënat e fundit, siç theksoi Simovski, është se dje në orën 10 ka 11 149 kyçje në bazë, por kjo nuk do të thotë aplikacion i kompletuar, sepse në këtë moment askush nuk ka autorizim të hyjë në bazë për ta kontrolluar atë.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi pardje u dërgoi mesazh qytetarëve se ky është një operacion dhe u bëri thirrje aktivisht të kontribuojnë për zhvillim të shtetit të vet.
“Mbledhja e këtyre informacioneve është e dobishme për të gjithë që të mund të krijojmë politika edhe në kuptim arsimor edhe në aspekte financiare dhe ekonomike, shëndetësore dhe aspekte tjera. Mendoj se të gjitha diskutimet përfunduan javën e kaluar pasi Eurostat i verifikoi me një deklaratë publike se Ligji për regjistrimin dhe metodologjia sipas së cilës është kryer regjistrimi janë bërë në përputhje me standardet më të larta”, theksoi Mariçiqi, i cili u bëri apel të gjithë faktorëve politikë të ndalojë me politizimin e regjistrimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?